Toshkovski: Zhvillohet procedurë adekuate nën kompetencë të PP për atë nëse arratisja e Grubit ishte e organizuar
- – Po zhvillohet procedurë adekuate nën kompetencë të Prokurorisë Publike për atë nëse arratisja e Artan Grubit është e organizuar, nëse ka pasur të tjerë të përfshirë dhe kështu me radhë, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në konferencën për media pas seancës së Komitetit Drejtues për Koordinim dhe Menaxhim me Sistemin për Menaxhimin me Kriza.
- Post By Fitore Curri
- 13:55, 22 janar, 2025
Shkup, 22 janar 2025 (MIA) – Po zhvillohet procedurë adekuate nën kompetencë të Prokurorisë Publike për atë nëse arratisja e Artan Grubit është e organizuar, nëse ka pasur të tjerë të përfshirë dhe kështu me radhë, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në konferencën për media pas seancës së Komitetit Drejtues për Koordinim dhe Menaxhim me Sistemin për Menaxhimin me Kriza.
Sipas ministrit, që në ditën e parë të arratisjes së Grubit ishin ndërmarrë veprime nga ana e Departamentit për Kontroll të Brendshme në kuadër të MPB-së, ishte hapur hetim i brendshëm dhe e gjithë ajo që është siguruar si dëshmi materiale është dorëzuar, gjegjësisht nëse bëhet fjalë për arratisje të organizuar, grup ose bëhet fjalë për lëshime të nëpunësit policor të lëndës.
“Nga provat e grumbulluara deri më tani që disponojmë për të mundur të ndërhyjmë në gjendjen e vërtetuar faktike nga ana e zyrtarit, kemi bërë kallëzim penal dhe janë ndërmarrë hapa drejt pezullimit dhe vërtetimit të fajësisë dhe përgjegjësisë penale të tij në në përputhje me provat që janë të padiskutueshme. Është e pamohueshme që punonjësi i policisë nuk shikon monitorin dhe e lejon të largohet. Ky është një fakt i padiskutueshëm dhe këtu kemi kallëzim penal”, tha Toshkovski.
Në përgjigjen e pyetjes tjetër të gazetarëve rreth qarqeve në radhët e MPB-së të cilët po i prishin aksionet, ministri i Punëve të Brendshme vlerëson se edhe krahas sistemit disfunksional të qarqeve, gjegjësisht siç i quajti ai tradhtarët në MPB, janë arritur rezultate të ndryshme drastike në krahasim me më parë.
“Vetëm një aksion që kemi bërë në koordinim me Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit hodhi dritë mbi tetë vrasje, 80-90 për qind e të cilave janë kryer në mandatin e paraardhësit tim. Dallimi është i dukshëm, por duhet të bëjmë ende shumë për të pasur një shërbim policor maksimal profesional. Ne kemi ende shumë për të bërë për të zgjidhur qarqet , kemi ende shumë për të zgjidhur në mënyrë që opinioni të mbajë mend se krimi dhe korrupsioni janë të padobishëm dhe se ne jemi përgjegjës për të”, nënvizoi Toshkovski. fc/
Fotografia: QMK