Limani: Ndërtimi i 25 kopshteve të reja do të varet edhe nga komunat
- Plani për vitin 2025 është që të fillojë ndërtimi i 25 çerdheve të reja në mbarë vendin, por realizimi varet edhe nga komunat. Kështu u përgjigj ministri Fatmir Limani në pyetjen e gazetarëve nëse do të ketë ambiente të reja për kujdesin e fëmijëve.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:28, 22 janar, 2025
Tetovë, 22 janar 2025 (MIA) - Plani për vitin 2025 është që të fillojë ndërtimi i 25 çerdheve të reja në mbarë vendin, por realizimi varet edhe nga komunat. Kështu u përgjigj ministri Fatmir Limani në pyetjen e gazetarëve nëse do të ketë ambiente të reja për kujdesin e fëmijëve.
"Ne si ministri planifikojmë që deri në vitin 2025 të ndërtojmë rreth 25 kopshte të reja në mbarë vendin tonë në Maqedoni. Kjo nuk varet vetëm nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, por varet edhe nga komunat, të cilat janë realizues të këtyre projekteve. Është e rëndësishme që kemi planifikuar 25 kopshte të reja në mbarë vendin", tha Fatmir Limani nga Tetova, ku ka filluar të funksionojë kopshti i ri "Rilindja".
Në pyetjen se pse kopshti i ri nuk ka filluar të funksionojë në Tearcë, ministri tha se është lëshuar leja për funksionim.
"Varet a prej tyre, unë jap leje, ata kanë leje, mendoj se e kanë marrë para një ose dy javëve. Në ditën kur do të japim lejen, nga ajo ditë mund të hapen kopshtet në bazë të përgatitjeve të tyre", theksoi Fatmir Limani.
Në pyetjen e gazetarëve se çfarë po bëhet për të mbajtur të rinjtë në vend, Limani theksoi se e gjithë shoqëria duhet të punojë për të rikthyer besimin për të qëndruar në vend.
Foto: MIA