• e martë, 05 nëntor 2024

Ministri Mexhiti e vizitoi shkollën e mesme komunale "Kiro Spanxhov-Bërko" në Kavadar

Ministri Mexhiti e vizitoi shkollën e mesme komunale

Kavadar, 4 nëntor 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot e vizitoi shkollën e mesme komunale “Kiro Spanxhov-Bërko” në Kavadar.

"Me drejtorin e Drejtorisë dhe Inspektoratit për Mjedis Jetësor kemi ardhur të shohim risitë që janë shpërblyer. Gjithashtu , të shqyrtojmë mundësitë për mbështetje të risive të tilla. Jemi të përkushtuar ndaj agjendës së gjelbër", nënvizoi ndër të tjera Mexhiti. 

MIA që në shtator informoi se profesori Dimitrija Angellkov dhe pesë nxënës nga Kavadari kanë prodhuar 30 pastrues ajri. 

"Së bashku me pesë nxënës të shkollave të mesme, nën mentorimin tim, u prodhuar 30 pastrues ajri kualitativ kundër polenit, të destinuara për klasa. Projekti AERO2 është për plotësimin e nevojave të shkollave me pastrues, përmes projektit UPSHIFT nga shoqata e qytetarëve LEAD. Ne kemi dhënë një shembull se si të kemi një mjedis shkollor më të sigurt, gjithashtu, shembull që këtë të mund ta bëjnë nxënësit edhe në shtëpitë e tyre. Për të qenë të sigurt, ndërsa mos të kenë shpenzimet të larta për blerjen e pastruesve nga shitja komerciale.  Filtrat që përdorim në pastruesit tanë janë gjermanë, antibakterialë kundër polenit dhe karbonit, shpjegon Angelkov, i cili si novator ka marrë njohje dhe çmime të shumta për inovacion.

Angelkov, i cili është profesor dhe doktor i shkencave elektroteknike, në deklaratë për MIA-n nënvizon se ndotja e ajrit është problem serioz global dhe për këtë arsye përdorimi i pajisjeve të tilla është shumë i rëndësishëm.

Gjithashtu, në oborrin e shkollës së mesme komunale "Kiro Spanxhov - Bërko" është vendosur një impiant kompostimi, mbetjet organike do të shndërrohen në pleh organik për nevojat e qytetit. Makina është prodhuar nga kompania Spektar 21 nga Kavadari nën mentorimin e profesor Dr. Dimitria Angelkov nga kjo shkollë dhe inxhinieri mekanik Vitomir Gjorgjiev, pronar i kompanisë.

"Me projektin duam të rrisim ndërgjegjen e qytetarëve për ta mbushur me mbetje organike. Partneri ynë në projekt është shoqëria publike “Komunalec” si një kompani që ka të gjitha licencat për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve. Projekti ka një rëndësi të veçantë për higjienën në qytet, pasi 70 për qind e mbetjeve janë mbetje organike. Projekti do të ndikojë pozitivisht në komunitet sepse jep një shembull se si mund të bëhet pleh organik nga mbeturinat, i cili e zvogëlon peshën e mbeturinave të vendosura në të deri në pesë herë, thotë Angelkov në deklaratë për MIA-n. ls/

Foto: MIA

 



QËNDRONI TË LIDHUR