Ministri kanadez i mbrojtjes Bler: Së shpejti Ukrainës do t'i dërgojmë sistemin për mbrojtje kundërajrore NASAMS
- – Sistemi më i ri për mbrojtje kundërajrore NASAMS të cilin Kanadaja e bleu nga SHBA-ja së shpejti do të dërgohet në Ukrainë, deklaroi ministri kanadez i mbrojtjes, Bill Bler.
- Post By Fitore Curri
- 14:48, 21 nëntor, 2024
Otavë, 21 nëntor 2024 (MIA) – Sistemi më i ri për mbrojtje kundërajrore NASAMS të cilin Kanadaja e bleu nga SHBA-ja së shpejti do të dërgohet në Ukrainë, deklaroi ministri kanadez i mbrojtjes, Bill Bler.
“Ne bashkëpunojmë ngushtë me SHBA-në dhe prodhuesin ‘Rejteon’ në montim dhe dërgesë të këtij sistemi. Për momentin është në Poloni dhe së shpejti duhet të dërgohet përmes kufirit”, tha Bler, transmeton Ukrinform.
Bler përkujtoi se kryeministri kanadez Xhastin Trudo paraprakisht me telefon ka biseduar me presidentin ukrainas Volodomir Zelenski dhe e ka informuar për arritjen e sistemit NASAMS.
Kanadaja publikoi në janar të vitit 2023 se Ukrainës do t’i dërgojë sistemin. Rregullimi parashihte që Kanadaja t’i financojë shpenzimet komplete për sistemin për mbrojtje kundërajrore, të cilët vlerësohen në mbi 300 milionë dollarë, përderisa SHBA-ja do të jetë përgjegjëse për dërgesën në Ukrainë. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s