• e enjte, 04 dhjetor 2025

Ministri i Çështjeve Evropiane Murtezani për vizitë në Irlandë

Ministri i Çështjeve Evropiane Murtezani për vizitë në Irlandë

Shkup, 2 korrik 2025 (MIA) - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, nga nesër për vizitë pune do të qëndrojë në Irlandë në kuadër të së cilës janë planifikuar takime me ministrin për Çështje Evropiane dhe Mbrojtje, Tomas Bërn, si dhe me anëtarët e Komitetit të Përbashkët për Çështje Evropiane në Parlamentit Irlandez (Oireachtas).

Siç informojnë nga MÇE, diskutimet e takimeve do të përfshijnë tema për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit, mbështetjen e Irlandës në procesin e aderimit në Union, në dritën e kryesimit të ardhshëm me Këshillin e BE-së, thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe institucional.

Në takime do të bisedohet edhe për çështje lidhur me politikën e sigurisë së BE-së në kontekst të sfidave të reja gjeopolitike dhe politikën e zgjerimit si përgjigje e tyre. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR