• e shtunë, 29 qershor 2024

Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s në pritje të miratojnë mision afatgjatë për mbështetje ndaj Ukrainës

Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s në pritje të miratojnë mision afatgjatë për mbështetje ndaj Ukrainës

Bruksel, 14 qershor 2024 (MIA) - Pritet që ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s sot të miratojnë një mision afatgjatë për mbështetje ndaj Ukrainës- në ditën e dytë të takimit të tyre në Bruksel, njofton DPA, duke u thirrur në burime të veta.

Deri tani, aleatët kanë koordinuar mbështetjen e tyre për ish republikën sovjetike përmes grupit jozyrtar të kontaktit të udhëhequr nga SHBA. Vendet e NATO-s bisedojnë transferimin e përgjegjësisë tek strukturat zyrtare të aleancës.

Pritet që ministrat e Mbrojtjes sot të miratojnë plan për formimin e një misioni të NATO-s për ndihmë për sigurinë dhe stërvitje në Ukrainë. Kjo do t'i mundësojë aleancës të fillojë formalisht koordinimin e ndihmës ushtarake për vendin e sulmuar nga Rusia.

Formimi i misionit dje është miratuar tashmë në një nivel më të ulët, thonë burime nga DPA.

 

QËNDRONI TË LIDHUR