• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministrat e Financave të tetë vendeve - anëtare të BE-së thonë se Putini gënjen për forcën e ekonomisë ruse

Ministrat e Financave të tetë vendeve - anëtare të BE-së thonë se Putini gënjen për forcën e ekonomisë ruse

Bruksel, 25 korrik 2024 (MIA) - Me përkeqësim të situatës ekonomike në Rusi për shkak të sanksioneve të ashpra perëndimore, Vladimir Putini "shet gënjeshtra" për forcën e ekonomisë ruse që duhet të mohoet, vlerësojnë ministrat e financave të tetë vendeve anëtare të BE-së.

Ata thonë se ka shenja se ekonomia ruse është "sovjetizuar", me shumë shenja të ish BRSS-së, duke përfshirë edhe shpronësim të pronave private për financim të shpenzimeve publike, "mosrespektim të plotë të mirëqenies sociale dhe ekonomike të popullsisë" dhe kurs drejt ekonomisë ushtarake, shkruan Gardiani londinez.

"Nëse Putini vazhdon në këtë rrugë, dëmi afatgjat për ekonominë ruse do të jetë i dukshëm", shkruan ata në artikullin e përbashkët për Gardian.

Ata theksuan se me rëndësi thelbësore që demokracitë perëndimore ta fuqizojnë presionin, për shkak të frikës se nëse nesër ka armëpushim në Ukrainë, Rusia do të fokusohet në fuqizimin e ekonomisë së saj të dobësuar "për sulm të dytë ndaj Evropës" në vitet e ardhshme. 

"Me risovjetizimin e ekonomisë ruse, Putini e hapi rrugën drejt dështimit të tij. Tani është koha që Perëndimi edhe më shumë ta fuqizojë presionin. Mbështetja e Ukrainës dhe minimi i aftësisë së Rusisë të zhvillojë luftë në çdo hap duhet të jetë prioritet kryesor i çdo vendi demokratik".

Ata besojnë se ka shumë shenja se ekonomia ushtarake e Rusisë përkeqësohet, sepse, siç thonë, efektive janë sanksionet dhe masat e tjera për dobësim të ekonomisë ruse. 

"Por mund të bëhet më shumë. Ne duhet të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj regjimit të Putinit dhe të mbështesim Ukrainën”, thuhet në artikullin e nënshkruar nga ministrat e financave të Suedisë, Danimarkës, Estonisë, Finlandës, Lituanisë, Letonisë, Holandës dhe Polonisë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR