• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministrat e Bujqësisë nga EJL do të nënshkruajnë deklaratë për avancimin e bashkëpunimit

Ministrat e Bujqësisë nga EJL do të nënshkruajnë deklaratë për avancimin e bashkëpunimit

Shkup, 24 shtator 2024 (MIA) - Deklarata e përbashkët për tejkalimin e të gjitha konflikteve bilaterale dhe multilaterale me lëvizje të lirë të mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit, si dhe me ushqimin dhe bujqësinë, por edhe për zgjidhje të të gjitha çështjeve me vullnet të mirë, në frymën e solidaritetit dhe marrëdhënieve të mirë fqinjësore, do të nënshkruhet në Takimin vjetor punues të ministrave të Bujqësisë nga vendet e Evropës Juglindore, që mbahet sot në Shkup.

Në fokus të takimit punues ishin Procesi i Berlinit, reforma e ardhshme e Politikës së përbashkët bujqësore të BE-së, siguria e ushqimit, IPARD dhe bashkëpuninimi rajonal.

"Do të vazhdojmë me bashkëpunim rajonal, këmbim të ndërsjellë të informatave dhe ndihmë të ndërsjellë në rajon. Me deklaratën do ta shprehim vendosmërinë tonë të fuqishme për të krijuar politika dhe plane aksionale kombëtare që të arrijmë siguri kombëtare dhe rajonale të ushqimit, si dhe autonomi strategjike në ekonominë e hapur për sigurimin e prodhimit të qëndrueshëm dhe konkurrent për popullatën nga tërë rajoni", deklaroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, i cili ishte nikoqir i takimit punues.

Sipas eurokomisarit të Bujqësisë, Janush Vojçehovski, shumë është me rëndësi bashkëpunimi i vendeve nga rajoni, të cilët janë kandidatë për anëtarësim në BE.

"Shumë jemi të interesuar që t'i kemi Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera nga rajoni në BE. Ju presim sa më shpejtë. Unioni nuk është i plotë pa shtetet e juaja. Bujqësia është shumë pjesë e rëndësishme, por edhe  e vështirë e qasjes. Unë jam nga Polonia dhe shumë mirë më kujtohet përvoja e jonë prej para 20 viteve. Dëshiroj të potencoj tre pika me deklaratën: sigurinë në sigurimin e ushqimit - proces ku janë kyçë fermerët (prodhuesit), agroekologjia dhe bujqësia organike, si dhe potenciali i ekonomive të vogla dhe të mesme familjare bujqësore", tha Vojçehovski.

Sipas ministrit kosovar të Bujqësisë, Faton Peci, qëllimi i takimit është këmbimi i përvojave dhe praktikave, posaçërisht në pjesën e legjislativës.

"Këtu jemi të këmbejmë informata, të shohim cilat janë praktikat më të mira dhe ta avancojmë bashkëpunimin. Si vende tjera, duhet të bëjmë përpjekje lidhur me bujqësinë organike, politikat bujqësore dhe legjilsativat, furnizimin me ushqim...Para nesh janë shumë sfida, si agresioni rus në Ukrainë", tha Peci.

Ministrja shqiptare e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca e përmendi nevojën për sa më shumë komunikim mes vendeve nga rajoni.

Gjatë fjalimeve hyrëse, eurokomisari Vojçehovski e porositi vendin që të sigurojë qëndrueshmëri të agro sektorit, sinxhirë konkurrentë të ushqimit dhe administratë të fuqishme. Siç tha, inkuadrimi në BE në aspekt të bujqësisë do të sjell sfida, por edhe shumë mundësi. Përkujtoi se IPARD Programi është vegël e dobishme për përkrahje të bujqësisë, por nuk mundet, tha ai, të funksionojë në mënyrë efikase pa administratë të fuqishme, cilësore. bsh/

Foto/video: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR