• e shtunë, 29 qershor 2024

Mijallkov në mëngjes u largua nga burgu i Strugës

Mijallkov në mëngjes u largua nga burgu i Strugës

Strugë, 23 maj 2024 (MIA) - Ish shefi i Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, Sasho Mijallkov, në mëngjes në ora 9 e 32 minuta u largua nga burgu në Strugë, ku ka vuajtur dënim me burg për rastin "Perandoria", konfirmoi për MIA-n drejtori i institucionit Valon Qyra.

Lirimi i Mijallkovit vijon pas miratimit të ankesës së tij deri te gjykata e Apelit Shkup dhe vendimit të miratuar që më 23 maj të lirohet nga vuajtja e dënimit me burg, me kusht se deri më 25 prill të vitit të ardhshëm, të mos kryejë vepër të re penale.

Qyra nuk ka kurrfarë vërejtjesh ndaj Mijllkovit lidhur me periudhën e kaluar në burgun e Strugës.

Ish njeriu i parë i DSK-së, Mijallkov u dënua me tre vjet burg dhe konfiskim të pronës për lëndën "Perandoria". U akuzua për veprat penale bashkim kriminel dhe përfitim kundërligjor dhe mbulim të pronës. Dënimi me burg në vend se në "Idrizovë", ai e ka vuajtur në burgun e hapur në Strugë, pas ndryshimit të adresës së jetesës nga Shkupi në Ohër. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR