• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mijëra spanjoll protestuan në Madrid kundër amnistisë së separatistëve katalunas

Mijëra spanjoll protestuan në Madrid kundër amnistisë së separatistëve katalunas

Madrid, 9 mars 2024 (MIA) - Mijëra spanjollë protestuan në qendër të Madridit kundër amnistisë së dhënë për separatistët katalunas të cilët morën pjesë në përpjekjen e dështuar për ndarjen e Katalonjës në vitin 2017, bëjnë të ditur mediat britanike.

Partia e Punëtorëve Socialistë, parti që është në pushtet në Spanjë të enjten arriti marrëveshje me dy partitë nacionaliste katalunase, ndërsa ligji i amnistisë pritet të votohet në parlament më së voni këtë muaj.

Amnistia shkaktoi një sërë demonstratash të mëdha. Socialistët ofruan amnisti në këmbim të mbështetjes për mandatin e ri të kryeministrit Pedro Sançez nga dy partitë separatiste katalunase me të cilët u arrit marrëveshja e së enjtes.

Amnistia do të përfshijë pjesëmarrësit në të gjitha ngjarjet që lidhen me lëvizjen për pavarësinë e Katalonjës që nga viti 2011, duke përfshirë votimin simbolik të mbajtur në vitin 2014 dhe referendumin për pavarësi të vitit 2017 që gjykata e shpalli të paligjshme.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR