• e enjte, 07 nëntor 2024

Mickoski u takua me ambasadorin kinez Xhang Zuo

Mickoski u takua me ambasadorin kinez Xhang Zuo

Shkup, 22 mars 2023 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, nënkryetari Vllado Misajlovski dhe sekretari ndërkombëtar i partisë Stefan Andonovski sot u takuan me ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në vend Xhang Zuo.

Bashkëbiseduesit, siç informojnë nga VMRO-DPMNE, kanë biseduar për situatën aktuale politike dhe ekonomike në shtet, si dhe për invadimin rus në Ukrainë. 

Sipas Mickoskit, në vend ka shkallë të lartë të krimit dhe korrupsionit, shteti po zhytet në planin ekonomik për shkak të, siç theksohet, keqmenaxhimit dhe paaftësisë së qeverisë LSDM dhe BDI. 

 Mickoski u përqendrua edhe në invadimin rus në Ukrainë, duke theksuar se agresioni rus ndaj pavarësisë dhe sovranitetit të Ukrainës  sjell vetëm dëm edhe për popujt e Ukrainës dhe Evropës, si dhe për ekonominë dhe infrastrukturën në rajonin e gjerë evropian.

"Mohimi i identitetit, gjuhës dhe vetëvlerësimit të popullit ukrainas është i ngjashëm me mohimin bullgar të veçantisë dhe vetëqenies së gjuhës dhe identitetit maqedonas. Kjo sjellje është e papranueshme për shekullin e 21-të", thuhet në kumtesë.

Mickoski shprehu falënderim për bashkëpunimin pozitiv dhe mbështetjen nga ana e Republikës Popullore të Kinës për shtetin tonë në fushën e ekonomisë dhe infrastrukturës dhe përshëndeti marrëdhëniet tradicionale miqësore ndërmjet dy shteteve. ar/
 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR