Janë arrestuar dy qytetarë të Shtipit të cilët djegën një automobil dhe krxyen zhvatje
- Dy qytetarë të Shtipit të moshës prej 38 deri 20 vjeç morën padi penale dhe iu caktua masa e paraburgimit, sepse ekzistojnë dyshime për vepër të kryer penale - zhvatje dhe djegie të një automjeti.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:21, 6 janar, 2025
Shtip, 6 janar 2025 (MIA) - Dy qytetarë të Shtipit të moshës prej 38 deri 20 vjeç morën padi penale dhe iu caktua masa e paraburgimit, sepse ekzistojnë dyshime për vepër të kryer penale - zhvatje dhe djegie të një automjeti.
Sipas kumtesës së SPB-Shtip, padia penale është parashtruar ndaj 38-vjeçarit K.A. dhe 20-vjeçarit M.M., që të dy nga Shtipi, për vepra të kryera penale "shkaktim i rrezikut të përgjithshëm" sipas nenit 288 paragrafi 1 dhe "zhvatje" sipas nenit 258 të Kodit penal.
Në kumtesën e SPB-Shtip ceket se dy personat janë nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën themelore Shtip, i cili u caktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve. ab/
Foto: МIА