• e enjte, 21 nëntor 2024

Mickoski: Ta shohim së pari planin e Arsovskës, do ta mbrojmë interesin e qytetarëve të Shkupit

Mickoski: Ta shohim së pari planin e Arsovskës, do ta mbrojmë interesin e qytetarëve të Shkupit

Shkup, 21 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski pret që kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska sot ose nesër të organizojë koordinimin me grupin e këshilltarëve në Këshillin e Qytetit të Shkupit dhe ta prezantojë planin për përmirësimin e gjendjes me higjienën dhe transportin publik në kryeqytet. 

Në pyetjen e gazetarëve çka sikur plani të jetë i papranueshëm, Mickoski sot tha se duhet parë planin së pari, duke theksuar se do të bëhet gjithçka për të mbrojtur interesat e qytetarëve të Shkupit.

Sipas Mickoski, Arsovska në mbledhjen e djeshme në Qeveri nuk kishte plan dhe iu dhanë disa ide.

"Nuk kishte plan. Unë e thirra sepse ajo kërkoi një takim, por nuk dëgjova një plan. Unë dhashë disa ide. Pres që sot, nesër të organizohet një koordinim me grupet e këshilltarëve dhe të prezantohet përfundimisht plani. Së pari të shohim planin e kryetares, pastaj sigurisht që do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur interesat e shkupjanëve", deklaroi Mickoski gjatë vizitës në Negotinë. 

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski pas takimit me Arsovskën tha se kanë pritur të dëgjojnë ndonjë plan apo nevoja reale për të cilat mund të ndihmojnë si qeveri, por ajo nuk ka ofruar asgjë konstruktive.

Ndryshe nga pretendimet e Mickoskit dhe Perinskit, Arsovska thotë se ka paraqitur një plan, por është refuzuar dhe nga ajo është kërkuar që të përgatit një të ri, si dhe se shkak për situatën në qytet janë bllokadat nga grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së dhe programet e pavotuara të ndërmarrjeve publike. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR