• e hënë, 13 maj 2024

Mickoski: Të mësuar nga parimet e krishterimit, ta duam vendin tonë, fqinjin tonë dhe të bëjmë gjithçka për ta bërë të nesërmen më të mirë se e sotmja

Mickoski: Të mësuar nga parimet e krishterimit, ta duam vendin tonë, fqinjin tonë dhe të bëjmë gjithçka për ta bërë të nesërmen më të mirë se e sotmja

Shkup, 5 maj 2024 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në emrin e tij personal dhe në emër të partisë ka dërguar mesazh për të gjithë besimtarët me rastin e festës së Pashkëve.

"Ringjallja e Krishtit i tregoi njeriut se sa Zoti e donte, dhe se ai ishte gati të kryqëzohej për shpëtimin e njerëzimit. Dashuria e Zotit për njeriun është e pamatur", thuhet në urim.

Ringjallja, thuhet më tej, është një konfirmim se shpresa do të fitojë gjithmonë, vullneti njerëzor, dashuria dhe besimi mund të kontribuojnë për një botë më të bukur.

"Të mësuar nga parimet e krishterimit, të duam vendin, të duam fqinjin tonë, të bëjmë gjithçka për ta bërë të nesërmen më të mirë se sot. Le t'i vulosim ndryshimet e ardhshme me një fitore të fuqishme, që vitin e ardhshëm të festojmë Pashkët me buzëqeshje shumë më të mëdha kënaqësie si komb. Krishti u ringjall! Për shumë vite Pashkë!", qëndron në urimin nga kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR