Mickoski: Plani i Rritjes është më shumë se një nismë, është një angazhim për ndryshim të vërtetë
- Për Maqedoninë plani i rritjes është më shumë se një nismë, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e rritjes në Tiranë. Kjo, thotë ai, është një tregim për shndërrimin e përpjekjes në një ndryshim të vërtetë dhe duke theksuar megjithatë se Maqedonia ishte vendi i parë nga rajoni që e operacionalizoi Instrumentin për reforma dhe rritje dhe e para që mori parafinancim sipas Planit.
- Post By Sara Ademi
- 13:46, 21 nëntor, 2025
Shkup, 21 nëntor 2025 (MIA) - Për Maqedoninë plani i rritjes është më shumë se një nismë, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e rritjes në Tiranë. Kjo, thotë ai, është një tregim për shndërrimin e përpjekjes në një ndryshim të vërtetë dhe duke theksuar megjithatë se Maqedonia ishte vendi i parë nga rajoni që e operacionalizoi Instrumentin për reforma dhe rritje dhe e para që mori parafinancim sipas Planit.

"Ky ishte rezultat i një pune të përkushtuar dhe një besimi të vendosur në vlerat evropiane. Agjenda jonë reformuese, e miratuar nga Komisioni Evropian, fokusohet në atë që me të vërtetë është e rëndësishme - qeverisje e mirë, energji e pastër, arsim, zhvillim të biznesit dhe sundim i së drejtës. Këto nuk janë qëllime abstrakte. Ato janë themelet e një shteti bashkëkohor evropian, realiteti i përditshëm që duam ta sigurojmë për qytetarët tanë", theksoi Mickoski.
Kryeministri i Maqedonisë në fjalim numëroi një pjesë të ndryshimeve të cilat, siç tha, tashmë po zbatohen.

"Këtë vit kemi paraqitur dy kërkesa për pagesën e mjeteve, me të cilat mbështeten reformat prioritare të Qeverisë - veçanërisht në fushën e shërbimeve digjitale, përforcimin e klimës afariste dhe përmirësimin e efikasitetit energjetik. Deri tani janë paguar rreth 24 milionë euro, kombinim të huave dhe granteve investuese. Vazhdojmë me hapa të mëtejshëm reformues në të gjithë sektorët: menaxhim me financat publike, transformim digjital, zhvillim të biznesit dhe reforma në gjyqësor. Përfundimi i këtyre hapave do të zhbllokojë mbështetje shtesë nga BE-ja në vlerë prej mbi 134 milionë euro. Por, lëto nuk janë vetëm shifra, këto janë tregime për ndryshim", shtoi Mickoski.

Ai gjithashtu theksoi edhe bashkimin e Maqedonisë drejt Zonës së vetme për pagesa në euro (SEPA) mes partnerëve të parë nga Ballkani Perëndimor të integruar në këtë sistem evropian, pastaj projekti WiFi për Ballkanin Perëndimor (WiFi4WB), i cili zbatohet në 63 komuna, Samiti Digjital në Shkup si vërtetim i përpjekjes për interoperabilitet, identitet digjital i sigurt dhe për harmonizim më të afërt me standardet digjitale evropiane, si dhe programi Horizont ndërtojmë Antenë kombëtare të Fabrikës për inteligjencë artificiale e cila lidh Maqedoninë me eko sistemin evropian për IA dhe me kapacitetet për superkompjuterë.
Mickoski u përqendrua edhe në ndërlidhjen si prioritet i lartë, duke folur për modernizimin e tre vendkalimeve kufitare - Deve Bair, Bllacë dhe Bogororodicë në kuadër të nismës Shirita të gjelbërta, me çka Evropa bëhet fizikisht më afër qytetarëve.

"Tranzicioni ynë i gjelbërt, nga shtëpitë energjetike efikase deri te investime në transport dhe infrastrukturë hekurudhore, tregon se rritja dhe qëndrueshmëria mund të ecin dorë më dorë. Gjithsej projekte me vlerë prej rreth 1,1 miliardë euro janë duke vijuar me Planin e Rritjes, nga të cilat mbi gjysmë miliardë janë grante të BE-së", theksoi ai, i cili foli edhe për bashkëpunimin e thelluar rajonal përmes Tregut të përbashkët rajonal dhe Procesit të Berlinit, përmes të cilit, thotë krijojmë hapësirë që e pasqyron Tregun e vetëm evropian.
Këto masa janë dëshmi se kur i integrojmë tregjet tona, kur i ndërlidhim rrugët dhe kur i harmonizojmë rregullat, tashmë e praktikojmë Bashkimin Evropian dhe vlerat e saj", konkludoi Mickoski.

Ai potencoi se mesazhi ynë sot është i thjeshtë, por siç tha, i fuqishëm: Maqedonia plotëson.
"Nuk kemi bërë reforma sepse kjo pritet nga ne, por kemi reformuar sepse besojmë në idenë evropiane. Ne e ndërtojmë Evropën në shtëpi me polikat tona, me vepra tona dhe me vlerat tona. Tani presim nga partnerët tanë ta bëjnë të njejtën gjë, qasje të drejtë, meritokratike, që i shpërblen rezultatet dhe e njeh përkushtimin. Së bashku ta shndërrojmë këtë Plan të Rritjes në progres dhe ndryshim të vërtetë; Të jetë dëshmi se ideja evropiane vazhdon të inspirojë, të bashkojë dhe të japë rezulate, jo nesër, por sot", theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes në Tiranë. sa/mb/
Foto: Qeveri