• e shtunë, 04 janar 2025

Mickoski për MIA-n: Potenciali kardovik, i cili duhet ta freskojë Këshillin gjyqësor duhet të jetë me qëllim impozant para vetes, por edhe memorje institucionale pas vetes

Mickoski për MIA-n: Potenciali kardovik, i cili duhet ta freskojë Këshillin gjyqësor duhet të jetë me qëllim impozant para vetes, por edhe memorje institucionale pas vetes

Shkup, 1 janar 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski në intervistën e fundvitit pët MIA-n thotë se kjo përbërje e Këshillit gjyqësor ndoshta ka legalitet, por nuk ka legjitimitet tek qytetarët. Thekson se potenciali kadrovik, i cili duhet ta freskojë këtë trup, me të vërtetë duhet të jetë me qëllim impozant dhe agjendë para vetes, por edhe memorje institucionale pas vetes, respektivisht të ketë biografi dhe peshë, pasi, siç tha, "nëse ne ata i zëvendësojmë me tjerë, e mbeten shprehitë dhe mënyra e e sjelljes e njëjtë, asgjë nuk kemi bërë".

Ai këtë e tha në përgjigjen e pyetjes për atë nëse do të mbetet në qëndrimin për shpërndarjen e plotë të Këshillit gjyqësor dhe Këshillit të prokurorëve publikë, për ligjin e ri për Këshillin gjyqësor, por edhe ndërrimin e paralajmëruar të pesë anëtarëve të tij, të cilët zgjedhen përmes Kuvendit.

"Një gjë është e qartë se ky Këshill gjyqësor ashtu siç është nuk ka legjitimitet tek qytetarët. Ai mund të ketë legalitet, por nuk ka legjitimitet, sepse kredibiliteti i tyre është shkatërruar, besimi është në numrin njëshifror të përqindjes, besimi është në nivelin më të ulët historik dhe ajo që është e rëndësishme, është se nëse nuk ka ndërgjegjësim mes tyre që vet të largohen, atëherë ne duhet të ndërmarrim disa hapa që ata të mund të largohen. Por kjo nuk do të thotë që tani disa njerëz që e kanë sjellë situatën ashtu siç është, t'i zëvendësojmë me të tjerë që do ta vazhdojnë. Potenciali kadrovik që duhet të freskojë këtë organ apo këtë institucion, duhet të ketë realisht një synim dhe agjendë impozante përpara, por edhe një memorie institucionale pas, pra kushdo që do të jetë duhet të ketë një biografi, peshë, sepse nëse zëvendësojmë ata me të tjerë, dhe shprehitë dhe mënyra e sjelljes mbeten të njëjta, nuk kemi bërë asgjë", tha Mickoski.

Për faktin se çdo opozitë e akuzon pushtetin për partizim të drejtësisë, edhe ata gjatë kohës kur ishin në opozitë, ashtu edhe opozita aktuale me akuza për tentime të tilla, por edhe nëse një veting i plotë i drejtësisë sipas shembullit të Shqipërisë është zgjidhje, Mickoski thotë se kemi ligje të shkëlqyera dhe se është e nevojshme që prokurorët dhe gjyqtarët të çlirohen nga presionet e të fuqishmive.

Në intervistë kryeministri flet për muajt e parë të punës së Qeverisë, për atë që është punuar, planet për bashkim kombëtar për çështjet strategjike, për punën e koalicionmiit qeveritar, marrëdhëniet me BDI-në, komunikimin me Ahmetin. U përqëndrua edhe në arratisjen e Grubit, aksionet e fundit të policisë dhe prokurorisë, reformat në jurisprudenclë, eurointegrime, por edhe në planet për rritjen e standardit të jetesës, investimet e paralajmëruara për vitin 2025.

Intervistën e plotë me kryeministrin Hristijan Mickoski, MIA do ta publikojë nesër. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR