• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski nga Brukseli: Procesi i integrimit në BE të bazohet në arritje, dhe jo në çështje bilaterale

Mickoski nga Brukseli: Procesi i integrimit në BE të bazohet në arritje, dhe jo në çështje bilaterale

Bruksel, 19 shtator 2024 (MIA) - Procesi i integrimit në kuadër të Bashkimit Evropian të bazohet në arritje, dhe jo në bilaterilizm, përkatësisht në çështje bilaterale, porositi sot nga Brukseli kryeministri Hristian Mickoski, duke cekur se në takime dhe njëherë ka ptoencuar "se ne nuk mund të pranojmë më shumë ultimatume dhe për ne parimi - ata janë atje, ju jeni jashtë - është i papranueshëm", si dhe se "mbetemi të fokusuar të propozojmë zgjidhje, dhe nëse me të vërtetë ka dëshirë, atëherë ka edhe mënyrë".

Mickoski, i cili sot mori pjesë në drekën e punës të cilën e organizoi kryetarja e re-e vjetër e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen, ku ishin të pranishëm edhe pesë liderët e tjerë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, ndërsa më pas edhe takim me kreun e Këshillit të Evropës, Sharl Mishel, tha se "është normale se në ato takime bisedohet edhe për perspektivën evropiane të rajonit, si dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë si shtet".

"Ajo që munda ta them atje, ndërkaq ta prësëris edhe për shikuesit tuaj, është se procesi i integrimit në suaza të BE duhet, edhe për ne, por edhe për rajonit, të bazohet në proces në të cilin do të vlerësohen arritjet, dhe jo bilateralizimi, përkatësisht çështjet bilaterale, të cilat do të jenë faktor vendimtar", theksoi Mickoski.

Për fat të keq, vazhdoi Mickoski, ne pothuajse dy dekada e gjysmë prej se e filluam këtë proces integrues, pasi që e nënshkruam Marrëveshjen për asociim dhe stabilizim, jemi viktimë e problemeve bilaterale, përkatësisht e bilateralizimit të procesit parainkuadrues.

"Dhe ajo që e thashë atje është se ne tani po luftojmë të fillojmë negociata në të cilat ne do t'i përforcojmë institucionet dhe do t'i pasurojmë kapacitetet. Ne flasim për anëtarësim të barabartë në suaza të Bashkimit Evropian. Ne, për shkak të çështjeve bilaterale, për shkak të çështjeve të cilat janë të lidhura me mesjetën, nuk mund të zhvillohemi si shtet për shekullin 21, 22, e aq më pak të flasim për diç më tepër. Kështu që, edhe njëherë potencova se ne tashmë nuk mund të pranojmë ultimatume dhe për ne parimi - ata janë atje, ju jeni jashtë - nëse dëshironi të jeni atje duhet ta pranoni atë, më falni, por ne diç të tillë nuk mund të prnaojmë. Ndërkaq, nga ana tjetër na thonë se ka dëshira të jemi si shtet, anëtare në Bashkimin Evropian. Përgjigja ime në atë tezë është, nëse ka dëshirë, atëherë ka edhe mënyrë", theksoi Mickoski.

Ne jemi këtu, theksoi Mickoski, të jemi konstruktiv, të mbetemi të fokusuar në përmbushjen e këtij qëllimi strategjik. "Mbetemi të fokusuar të propozojmë zgjidhje, dhe nëse me të vërtetë ka dëshirë, atëherë ka edhe mënyrë", porositi ai.

Mickoski, mes tjerash, tha se gjatë drekës, njëri nga të pranishmit ka përmendur se nevojiten sakrifica për t'u bërë në këtë proces të integrimit të rajonit në suaza të Bashkimit Evropian, ndaj çka ai vetëm ka potencuar se viktimizimi ndoshta për ne është edhe fjalë e mirë dhe fjalë korrekte politike, sepse ne ishim viktimë e shumë nënçmimeve në të kaluarën.

"Sakrifikimi është diçka tjetër. Por, ne ishim të nënçmuar shumë herë. Do t'ju përkujtoj, në emër të vlerave evropiane e ndryshuam flamurin, ndryshuam banknota, disa herë ndërruam Kushtetutën, ndryshuam emrin, çka nuk bëmë për të treguar se me të vërtetë dëshirojmë të jemi pjesë e familjes evropiane. Dhe dikush kur më thotë se ajo është "rule of unanimity" apo rergulla e një vote, ju lutem, ky është ultimatum. Ato nuk janë vlera evropiane në të cilat u dashurua gjenerata ime. Unë jam i gatshëm të bisedoj me secilin, sado që të nevojitet, me secilin, literalisht, të bisedoj, derisa nuk gjejmë një rrugë të vërtetë, e cila kësaj radhe nuk do të jetë nënçmuese. Të na lejojnë t'i prëforcojmë institucionet dhe t'i pasurojmë kapacitetet tona si shtet, kjo është ajo që po e kërkoj. A është shumë? Unë mendoj se nuk është shumë", deklaroi Mickoski. ab/

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR