• e premte, 05 korrik 2024

Mickoski: Na pret një vit me ndryshime dhe ndërrime të mëdha

Mickoski: Na pret një vit me ndryshime dhe ndërrime të mëdha

Shkup, 7 janar 2024 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, mori pjesë në liturgjinë qendrore solemne hyjnore me rastin e festës së lindjes së Krishtit - Krishtlindjeve në Katedralen "Shën Kliment i Ohrit".

Pas liturgjisë solemne hyjnore, Mickoski, në një deklaratë për media, uroi shëndet, lumturi dhe shumë urtësi e durim për të gjithë ata që sot festojnë lindjen e Krishtit.

"I uroj këto ditë festive, festat e Vitit të Ri dhe t'i kalojnë në qetësi dhe mirësi, sepse në periudhën që vijon na presin sfida të mëdha, për qytetarët dhe për shtetin", tha Mickoski.

Mickoski ka dërguar edhe një mesazh politik duke thënë se po vjen viti i ndryshimeve. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR