• e martë, 18 mars 2025

Mickoski: Nëse dhe sa është përgjegjësia e kryetarit të komunës do ta konstatojë Prokuroria

Mickoski: Nëse dhe sa është përgjegjësia e kryetarit të komunës do ta konstatojë Prokuroria

Shkup, 18 mars 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se a do të ketë përgjegjësi nga kryetari i komunës së Koçanit në lidhje me zjarrin në diskotekë, paralajmëroi se organet e hetuesisë gjatë ditës do t'i kontrollojnë të gjitha dokumentet në komunë. Ai është i qëndrimit se askush nuk do të mbrohet dhe secili qw ka ndonjë faj në lidhje me ngjarjen do të përgjigjet.

"Prokuroria do të përcaktojë nëse dhe në çfarë mase është përgjegjës kryetari i komunës. Kryetari i komunës në dorëheqjen e tij shkruante se qëndron në dispozicion për gjithçka. Nuk ikë. Këtu është. Sot, me sa di unë, organet e hetuesisë do të hyjnë edhe në komunë. Do të kontrollojnë të gjitha dokumentet. Nëse ju sot insistoni se ai është VMRO-DPMNE dhe gjoja ne e mbrojmë, jo, po gënjeheni. Asnjë nuk do ta mbrojmë. Shën VMRO-ja të jetë, dhe unë të jem, motër, vëlla ta kem, do të mbajë përgjegjësi nëse ka çfarëdo faji", deklaroi Mickoski pas vizitës ndaj të lënduarve nga rasti tragjik në komunën e Koçanit në SPQ "8 Shtatori" Shkup.

Siç potencoi, përgjegjësi penale do të ketë për të gjithë, por nuk duhet të ketë spekulime, apo krijimin e informacioneve të cilat bien ndesh me të vërtetën.

"Përgjegjësi penale do të ketë për të gjithë. Nëse është e nevojshme morale apo politike, më goditni mua. Unë jam këtu, unë do t'i përballoj të gjitha sfidat, por fillimisht do t'i mund siç i kam mundur shumë herë, ndërsa më pastaj në zgjedhje qytetarët do të gjykojnë nëse dhe kush duhet të mbajë përgjegjësi. Vetëm ju lutem të mos spekulojmë, të mos krijojmë informacione të cilat nuk kanë lidhje me të vërtetën. Shën VMRO-ja të jetë, nëse ka bërë gabime do të mbajë përgjegjësi. Ne e kemi treguar dhe vërtetuar këtë gjatë kësaj periudhe", shtoi Mickoski.

Më herët, nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë konfirmuar informacionin se sot në ndërtesën e komunës së Koçanit kanë hyrë përfaqësues nga institucionet kompetente të cilët duhet të mbledhin dokumentacionin e nevojshëm në lidhje me kompetencat e administratës komunale rreth lejeve dhe punën e diskotekës "Puls".

Nga Prokuroria deri më tani nuk ka informacione zyrtare nëse prokurorët kanë hyrë në ndërtesën e komunës. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR