• e premte, 19 korrik 2024

Mickoski në bisedë me Plenkoviqin, Milatoviqin dhe Beqiroviqin: Vendet e rajonit kanë nevojë për lidhje ekonomike, energjetike dhe infrastrukturore

Mickoski në bisedë me Plenkoviqin, Milatoviqin dhe Beqiroviqin: Vendet e rajonit kanë nevojë për lidhje ekonomike, energjetike dhe infrastrukturore

Shkup, 18 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot në kuadër të Samitit të Bashkësisë politike evropiane në Londër ka biseduar me kolegun e tij nga Kroacia Andrej Plenkoviq, me presidentin malazez Jakov Milatoviq dhe me anëtarin e presidencës së BeH Denis Beqiroviq, gjatë së cilës u theksua se vendet e rajonit kanë nevojë për lidhje ekonomike, energjetike dhe infrastrukturore, për çka është kyç ndërtimi i bashkëpunimit të fuqishëm rajonal.

"Në kuadër të samitit të Bashkësisë politike evropiane në Londër, zhvilluam një bisedë miqësore me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq dhe anëtarin e Presidencës së BeH, Dr. Denis Beqiroviq. Bashkëpunimi i vendeve të rajonit është i domosdoshëm për prosperitetin e shteteve dhe mirëqenien e qytetarëve tanë. Popujt tanë kanë nevojë për lidhje ekonomike, energjetike dhe infrastrukturore, kurse parakusht kryesor për këtë është ndërtimi i një bashkëpunimi të fortë rajonal. Ndajmë vlera dhe sfida të ngjashme si rajon dhe ato na obligojnë për bashkëpunim dhe komunikim të përbashkët mes vendeve të Ballkanit", ka shkruar kryeministri Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

 

Më hersot sot Mickoski u takua me sekretarin shtetëror për punë të jashtme, Komonuelth dhe zhvillim të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës Veriore, Dejvid Lami me të cilin këmbyen mendime për temat aktuale politike në rjaon dhe Evropë dhe e konfirmuam nevojën për bashkëpunim më të afërt dhe më të ngushtë të vendeve nga Evropa në fushën e çështjeve të sigurisë dhe energjetikës.

Mickoski kryeson delegacionin qeveritar në takimin e katërt të shefave të shteteve apo qeverive të anëtarëve të Bashkësisë Politike Evropiane, që do të mbahet në kështjellën Blenhajm pranë qytetit britanik Vudstok në qarkun e Oksfordit. Në delegacionin e Maqedonisë janë zëvendëskryeministri Izet Mexhiti dhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozinovska. Siç paralajmëroi më herët kryeministri Mickoski në një postim në Fejsbuk, ai në Samit do të flasë për “sfidat që pasojnë në fushën e energjetikës dhe ekonomisë nga aspekti i lidhjes rajonale për shtetet ballkanike”. ls/

Foto: FB Hristijan Mickoski

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR