• e diel, 06 tetor 2024

Mickoski me liderin e BDI-së Ahmeti është takuar në periudhën kur ndryshohej Ligji për Qeverinë

Mickoski me liderin e BDI-së Ahmeti është takuar në periudhën kur ndryshohej Ligji për Qeverinë

Shkup, 11 shtator 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë dhe lider i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot tha se takime ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe partive opozitare ka pasur, por kjo ishte në periudhën kur ndryshohej Ligji për Qeverinë dhe po ristrukturoheshin resorët. Mickoski tha se ka pasur takim me ldierin e BDI-së Ali Ahmeti kur është ndryshuar ky ligj, gjegjësisht siç ishte pyetur në intervistën e djeshme, pasi u bë kryeministër.

"Ky nuk është një lajm i ri, sepse pyetja që bëni është rezultat i një interviste që kam bërë dje dhe pyetja ishte: A jeni takuar që kur jeni bërë kryeministër dhe përgjigja ime ishte po, dhe ky është takimi, dhe publiku e dinte për një takim të tillë më parë kur u ndryshua ai ligj. Pra nuk është lajm i ri", thotë Mickoski.

Sa i përket protestave, Mickoski u përgjigj se deklarata e tij nuk ka të bëjë me protestat e paralajmëruara nga opozita.

"Unë thashë që të gjitha protestat në kuadër të atmosferës demokratike, frymës paqësore janë pjesë e proceseve demokratike. Këtu nuk ka asnjë dilemë. Ne si vend nuk kemi çfarë të bëjmë këtu dhe është normale që kushdo që ka dhe mendon se duhet të protestojë, i bën të gjitha në mënyrë demokratike, ata mirëpriten në mënyrë paqësore, ne jemi një vend demokratik. Maqedonia është një vend demokratik, sovran dhe do të vazhdojë të funksionojë si e tillë. Por nëse ka dhunë, ne si shtet, si Qeveri duhet ta mbrojmë sovranitetin dhe sigurinë e qytetarëve", tha Mickoski. sa/

FOTO: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR