• e hënë, 09 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

PPRMV: Prokurorët publikë nga PTHP NJKOK hedhin poshtë të gjitha informacionet që qarkullojnë në opinion për presione të pretenduara ndaj tyre në lidhje me çështjet që trajtojnë

PPRMV: Prokurorët publikë nga PTHP NJKOK hedhin poshtë të gjitha informacionet që qarkullojnë në opinion për presione të pretenduara ndaj tyre në lidhje me çështjet që trajtojnë

Shkup, 13 mars 2025 (MIA) - Prokurorët publikë nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit i hedhin poshtë të gjitha informacionet që qarkullojnë në opinion për pretendime për presione ndaj tyre në lidhje me çështjet të cilat ata i trajtojnë dhe publikisht dënojnë deklaratat e tilla që cenojnë integritetin e tyre, thuhet në reagimin e publikuar në Shërbimin për marrëdhënie me opinionin të Prokurorisë publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

"Në punën e deritanishme të të gjithë prokurorëve në këtë prokurori, pa përjashtim, në asnjë moment, as nga Kryeprokurori Publik Islam Abazi nuk është kërcënuar pavarësia dhe përgjegjësia e tyre gjatë kryerjes së funksionit dhe as nga dikush tjetër. Në të njëjtën kohë, dëshirojmë të theksojmë se parimi i kierarkise, mbi të cilin bazohet funksionimi i prokurorisë publike, nuk cenon pavarësinë e prokurorëve publikë në vendimmarrjen e tyre, të cilët meritat e vendimeve të tyre i nxjerrin nga provat e mbledhura, kështu që çdo tezë dhe ndjesi e paverifikuar që cenon besimin në prokurorinë e Republikës së Maqedonisë, cënon drejtpërdrejt Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë", thuhet në reagimin e PPRMV-së.

Opinioni, theksohet, duhet ta dijë se sipas Kushtetutës së RMV-së dhe ligjeve, askush nuk mund të ndikojë në kryerjen e ligjshme, të paanshme dhe objektive të funksionit të prokurorisë.

“Për këto arsye, vendimet e prokurorisë nuk guxojnë të përdoren për pikëvënie politike ditore, veçanërisht duke pasur parasysh se çdo vendim i marrë ndikon në fatin njerëzor të dikujt”, qëndron në reagimin e PPRMV-së. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR