Mickoski: Kemi çmime historike dhe pagesë historike në bujqësi sepse Qeveria lufton për prodhuesit dhe nuk është partnere me blerësit
- Sot kudo që të shkoni, në Tikvesh, në Pellagoni tek kultivuesit e duhanit, në rajonin e Strumicës tek prodhuesit e kulturave të hershme kopshtare, do të shihni se kemi çmime historike dhe pagesë historike sepse kjo Qeveri lufton për bujqit, ndërkaq që nuk është partnere me blerësit dhe kështu do të vazhdojë, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:15, 5 maj, 2025
Shkup, 5 maj 2025 (MIA) - Sot kudo që të shkoni, në Tikvesh, në Pellagoni tek kultivuesit e duhanit, në rajonin e Strumicës tek prodhuesit e kulturave të hershme kopshtare, do të shihni se kemi çmime historike dhe pagesë historike sepse kjo Qeveri lufton për bujqit, ndërkaq që nuk është partnere me blerësit dhe kështu do të vazhdojë, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me sulmet e opozitës se para fillimit të këtij sezoni nuk janë ndihmuar në mënyrë të mjaftueshme kultivuesit e orizit, Mickoski përkujtoi se tashmë është realizuar pagesa intervente prej rreth 50 milionë denarëve, ndërkaq edhe orizi, siç tha, mbetet kulturë strategjike.

"Nuk do t'i komentoj sulmet e opozitës e cila ose nuk është e informuar ose e gabon temën. Tashmë është realizuar pagesa intervente prej rreth 50 milionë denarëve, janë siguruar edhe 130 - 135 milionë denarë për ripërtëritje të sistemeve për ujitje. orizi u bë kulturë strategjike dhe do të jetë pjesë e rezervave të mallrave. Atë që ne e bëmë për disa muaj, ata shtatë vite as nuk menduan ta bëjnë për bujqit, më së paku për kultivuesit e orizit. A ju kujtohet ministri i atëhershëm i cili posaçërisht atyre u premtonte, për fat të keq, jo vetëm që nuk e realizoi, por edhe plotësisht i shkatërroi", potencoi kryeministri në suaza të vizitës së sotme në Komunën e Shtipit. ab/
Foto: МIА dhe print skrin
video: Qeveria e RMV-së