Mickoski: Ka shumë indikacione për krim të kryer, ndërsa ka zero veprim, gjyqësia dhe prokuroria duhet të pastrohen nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar
- Kryeministri Hristijan Mickoski në intervistë për "Fokus" thotë se edhe krahas asaj se ekzistojnë shumë dyshime të bazuara për krime, të cilat duhet të hetohen sipas informatave të marra nga ana e prokurorisë, në këtë moment shohim se ka zero veprim dhe hetime dhe për këtë shkak, potencoi, nevojiten reforma urgjente në organet e gjyqësisë.
- Post By Besnik Shuki
- 12:50, 4 gusht, 2024
Shkup, 4 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski në intervistë për "Fokus" thotë se edhe krahas asaj se ekzistojnë shumë dyshime të bazuara për krime, të cilat duhet të hetohen sipas informatave të marra nga ana e prokurorisë, në këtë moment shohim se ka zero veprim dhe hetime dhe për këtë shkak, potencoi, nevojiten reforma urgjente në organet e gjyqësisë.
"Unë jam gjithmonë përkrahës i idesë që të gjithë e meritojnë një mundësi. Ne nuk do të sillemi si LSDM-ja dhe nuk do të abuzojmë deputetët. Secili meriton një mundësi, ashtu edhe ky (Ljupço Kocevski) meriton një mundësi, ndaj të shohim nëse do ta shfrytëzojë atë mundësi. Nëse ai nuk e shfrytëzon këtë mundësi, do të flas publikisht. Për fat të keq, fillimin nuk e ka të mirë", tha kryeministri Mickoski.
Duke folur për Këshillin e Prokurorëve Publikë dhe Këshillin Gjyqësor, siç kumtoi pres shërbimi i Qeverisë, Mickoski tha se, deri tani nuk ka ofruar askush model të ri, për këtë shkak, atë që e ofron Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja është që gjykatësit dhe prokurorët vet të zgjedhin se kush do të jetë në këto dy institucione, si dhe të marrin pavarësi më të madhe përmes buxhetit autonom, të lidhur me përqindje me buxhetin e përgjithshëm.
"Dalin ekspertë të përjetshëm, kritikojnë modelin dhe befasisht pastaj shohim mbiemra të ngjashëm apo të njëjtë si bëhen anëtarë të Këshillit Gjyqësor. Le të më japin model. Është bukur nga anash të vëzhgojmë dhe të themi se çfarë nuk duhet bërë. Le të thonë si duhet", tha kryeministri Mickoski.
Ai shtoi se edhe pse nuk janë të gjithë gjykatësit dhe prokurorët të lidhur familjarisht apo të korruptuar, ose kanë mbajtur lëndë në sirtar, ata janë pakicë, por për fat të keq janë në pozita kyçe dhe shumica u është nënshtruar të njëjtive.
"Ka gjyqtarë dhe prokurorë që janë të lidhur familjarisht, por jo të gjithë, janë pakicë. Ka edhe nga ata që janë të korruptuar, por jo të gjithë, por një pakicë. Ka nga ata që i kanë mbajtur lëndët në sirtar dhe nuk i kanë procesuar, por edhe ata janë pakicë. Shumica nuk mund t'i nënshtrohet pakicës. Pakica vet do të katalizohet, do të filtrohet dhe do të jetë pa zë. Për fat të keq, pakica tani është në pozita kyçe dhe për këtë na duhet kjo shumicë për ta mposhtur pakicën, duke zgjedhur vetë atë që mendon se nevojitet. Këtu nuk do të ndërhyjmë, do të rrimë anash dhe do t'i lëmë ta bëjnë vetë atë katarsis, të filtrohen dhe të hedhin poshtë të keqen nga sistemi. E mira ta mund të keqen", tha Mickoski.
Ai theksoi se përmes komisionit për mbikëqyrje të punës së këtyre institucioneve mund të bëhet mbikëqyrje në Parlament.
"Ky komision do të përbëhet nga deputetë edhe nga pushteti edhe nga opozita. Edhe ata do të kenë mundësi të bëjnë kontrolle të rregullta dhe të jashtëzakonshme dhe të shohin nëse ka keqpërdorime. Nëse ka, planifikojmë intervenime ligjore, madje edhe ndjekje penale, jo vetëm shkarkime", tha Mickoski. bsh/
Foto: MIA arkiv