• e premte, 05 dhjetor 2025

Ndryshime të Ligjit për rrugë shtetërore për vendosje të sistemit inteligjent transportues në korridore

Ndryshime të Ligjit për rrugë shtetërore për vendosje të sistemit inteligjent transportues në korridore

Shkup, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Komisioni kuvendor për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor sot i dha mbështetje unanime Propozim ligjit për ndryshime të Ligjit për rrugë publike, në lexim të parë, me të cilat bëhet harmonizimi me legjislaturën evropiane, që është bazë për vendosje të Sistemit inteligjent transportues (SIT) në korridoret panevropiane të shtetit.

Për vendosjen e planifikuar të SIT në Korridorin 10 në shtet në rrjedhë është tenderi për zgjehdje të kontraktuesit, ndërsa një sistem i tillë në të ardhmen planifikohet edhe në Korridorin 8. Sipas qëllimeve të Srategjisë nacionale transsportuese për SIT ajo duhet të bëhet deri në vitin 2030.

Me ndryshimet ligjore do të implementohen dispozitat nga Direktiva 2010/40/BE, me të cilin parashihen rregulla për vendosje të sistemeve inteligjente transportuese në transportin rrugor. Qëllimi i asaj Direktive është ta nxisë zhvillimin e teknologjive inovative transportuese për krijim të sistemeve inteligjente transportuese (TIS).

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri në mbledhje arsyetoi e harmonizimi me legjislaturën evropiane do të kontribuojë për rritje të efikasitetit, sigurisë dhe mirëmbajtjes së sistemit transportues, duke siguruar informata në kohë reale, siguri më të madhe, infrastrukturë më të mirë, ulje të ndikimeve negative në mjedisin jetësor...

Sipas paralajmërimeve, në fazën e parë duhet të vendoset sistemi SIT përgjatë Korridorit 10, nga Velesi deri në VK "Bogorodicë", ndërsa në lexim të dytë nga Velesi drejt VK "Tabanoc", ndërsa në të ardhmen edhe në Korridorin 8.

Projekti realizohet së bashku me Bankën botërore e cila dha grant për sistemin e Korridorit 10 prej rreth 13 milionë eurove, përkatësisht 60 për qind të investimit në projekt.

foto: МIА 
 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR