• e diel, 14 korrik 2024

Mickoski: Gjatë kohë kemi qenë peng i të kaluarës, të fokusohemi te e ardhmja, të jemi fqinjë të mirë dhe të bashkëpunojmë

Mickoski: Gjatë kohë kemi qenë peng i të kaluarës, të fokusohemi te e ardhmja, të jemi fqinjë të mirë dhe të bashkëpunojmë

Shkup, 11 korrik 2024 (MIA) - Prej shumë kohësh rajoni dhe Maqedonia si shtet ishte peng i të kaluarës. Është e nevojshme të fokusohemi në të ardhmen dhe atë që pason me të ardhmen. Ta bëjmë Maqedoninë përsëri krenare, por edhe ta bëjmë Ballkanin përsëri krenar. Të jemi përsëri fqinj të mirë, të mirëkuptohemi dhe të bashkëpunojmë. Kjo është ajo të cilën e presin qytetarët nga ne, dhe kjo është ajo ku unë si kryetar i Qeverisë do të fokusohem në vitet në vijim, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski nga Uashingtoni. 

Mickoski i cili në Uashington po merr pjesë në Samitin e NATO-s me rastin e 75 vjetorit të formimit të Aleancës, njoftoi se sot ka biseduar me kryeministrin malazez, presidentin kroat, kryeministrin hungarez, ndërsa i veçoi takimet me kryeministrin shqiptar dhe bullgar. 

"Delegacionin e Maqedonisë e udhëheq unë dhe mund të them se kemi kaluar një ditë vërtetë dinamike, e mbushur me shumë mbledhje dhe takime të cilat i kemi pasur në margjinat e Samitit të NATO-s. Sot biseduam me kryeministrin malazez, biseduam me presidentin kroat, kryeministrin hungarez, normalisht këtu do të veçoja mbledhjet dhe takimet me kryeministren italiane Meloni, me kryeministrin Sançez i cili ishte me mua, në darkën e cila u organizua nga presidenti i SHBA-së Bajden, bashkëshortja e tij Xhil Bajden", tha Mickoski. 

Mes tjerash, siç tha, mesazhi që ai dërgoi është se "ka kaluar koha e politikanëve të korruptuar që janë gati të mbrojnë korrupsionin dhe krimin e tyre dhe të bëjnë gjithçka".

"Mesazhi i dytë që dërgova është se ka kaluar koha e politikanëve të korruptuar që vijnë nga Maqedonia dhe politikanëve që janë të gatshëm të mbrojnë korrupsionin dhe krimin e tyre dhe të jenë në gjendje të bëjnë gjithçka. Të nënshkruajmë gjithçka, të pranojnë çdo poshtërim që do t'u ofrohet në tavolinë vetëm për të mbrojtur krimin e tyre. Ajo kohë tashmë është histori dhe e kaluar. Duhet të flasim si partnerë të vërtetë, të flasim si fqinjë, sepse partneriteti dhe fqinjësia e mirë janë një rrugë me dy kahe dhe ne duam ta ushqejmë atë dhe ta shohim vetëm në atë mënyrë", shtoi Mickoski. 

Ai theksoi se do të bëjnë të pamundurën për të kthyer dinjitetin e humbur.

"Edhe një herë dua t'ju uroj..., ne ju duam dhe jemi krenarë sepse me të vërtetë po bëjmë çmos për të rimarrë atë dinjitet të humbur që fatkeqësisht nuk e kemi pasur në 7 vitet e fundit, jo vetëm këtu në Uashington, por kudo në botë sepse nuk përfaqësonin politikanë, të cilët për fat të mirë të qytetarëve tashmë i përkasin të shkuarës. qa/

Foto: Qeveri

 

QËNDRONI TË LIDHUR