• e martë, 25 qershor 2024

Mickoski e ka marrë postin e kryeministrit

Mickoski e ka marrë postin e kryeministrit

Shkup, 24 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i sapozgjedhur i Qeverisë, Hristijan Mickoski e ka marrë postin e kryeministrit nga ish kryetari i Qeverisë, Talat Xhaferi.

Në pranim-dorëzimin në Qeveri, Mickoski dhe Xhaferi patën një takim të shkurtër, pa deklarata për mediat.

Kryeministri i deritanishëm, Xhaferi, siç informojnë nga shërbimim për informim i Qeverisë, ia uroi marrjen e detyrës kryeministrore kryetarit të sapo zgjedhur të Qeverisë, Hristijan Mickoski, me ç’rast i uroi punë të suksesshme dhe efikase, në interes të gjithë qytetarëve në shtet dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

"U konstatua se Qeveria kalimtare dhe institucionet shtetërore u përgjigjën me sukses detyrës për organizimin e proceseve zgjedhore të lira, korrekte dhe demokratike dhe mundësuan pranim dorëzim të qetë dhe demokratik të pushtetit. Kjo u vlerësua si kontribut në sjelljen evropiane të shtetit, i cili synon anëtarësimin e plotfuqishëm në Bashkimin Evropian. Kryeministri i deritanishëm Xhaferi, sugjeroi se shtetit, si edhe deri tani, edhe më tej i nevojiten reforma cilësore, me qëllim të avancimit të cilësisë së jetës së qytetarëve sipas standardeve dhe vlerave evropiane dhe demokratike. U shpreh edhe shpresë për nivel të lartë të ndërgjegjes politike dhe bashkëpunim rreth prioriteteve strategjike", thuhet në kumtesë.

Mickoski, sot pasdite, ashtu siç është paralajmëruar, do të jetë për vizitë pune në komunën e Shtipit.

Pas një debati dyditor mbrëmë Kuvendi zgjodhi Qeverinë e re me 77 vota "për" dhe 22 vota "kundër". Në kabinetin qeveritar do të ketë 20 ministri, katër më shumë se më parë. 15 anëtarë janë nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, gjashtë nga koalicioni Vlen dhe dy nga ZNAM.

Mickoski është kryeministri i 13-të, i cili do të udhëheqë Qeverinë e 20-të që nga pavarsia e vendit. rq/ fc/

Foto: MIA printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR