• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nëse ka vullnet politik është e mundur të ndryshohet korniza negociuese, thotë Mickoski

Nëse ka vullnet politik është e mundur të ndryshohet korniza negociuese, thotë Mickoski

Shkup, 24 qershor 2024 (MIA) - Nëse ka vullnet politik dhe lexim real të gjërave, ndryshimi i kornizës negociuese me BE-në është i mundur, tha sonte kryeministri Hristijan Mickoski.

Gjatë pjesëmarrjes në TV 24, Mickoski tha se do të nevojiten garanci se nuk do të ketë kushte shtesë bilaterale nga Sofja me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

"Nëse ka dëshirë, korniza negociuese mund të ndryshohet, nëse vërtet duan ta shohin Maqedoninë atje, ka mundësi për këtë, por duhet të jenë të sinqertë me ne dhe të na thonë “po duam me këto kushte”. Nëse kemi vullnet politik dhe lexim të drejtë të gjërave, gjithçka mund të ndodhë", tha Mickoski.

Kur do të ketë qeveri politike në Bullgari, Mickoski tha se ka të paktën tre zgjidhje që ai është i gatshëm t'i negociojë.

"Ka të paktën tre zgjidhje kreative për të cilat jam i gatshëm t'i diskutoj kur të ketë qeveri politike në Bullgari, që mendoj se mund të jenë skenar për dalje nga i gjithë procesi", tha kryeministri.

Mickoski ka thënë se rruga që është ndjekur deri tani nuk kalon te populli, është bërë gabim dhe duhet kërkuar zgjidhje.

"Jemi të gatshëm të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje me qeverinë e re në Bullgari. Të flasim për gjithçka, për rreziqet e mundshme... Janë të papranueshme deklaratat se duhet ta bëni edhe këtë dhe mjafton. Sepse ne kemi bërë shumë për vlerat evropiane, por kemi marrë zero", tha Mickoski.

Foto: printskrin TV 24

QËNDRONI TË LIDHUR