• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rebalanc të buxhetit në gjysmën e dytë të korrikut, paralajmëron kryeministri Mickoski

Rebalanc të buxhetit në gjysmën e dytë të korrikut, paralajmëron kryeministri Mickoski

Shkup, 24 qershor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sonte deklaroi se nëse gjithçka shkon siç duhet, në gjysmën e dytë të korrikut do të ketë rebalanc të buxhetit të shtetit.

"Nëse është gjithçka siç duhet, në gjysmën e dytë të korrikut do të ketë rebalanc në Parlament dhe në gjysmën e parë të gushtit do të jetë thirrja deri te komunat të aplikojnë me projekte. Sipas asaj që kam biseduar me ministren e Financave, e madhe është mundësia që gjashtë miliardë denarë të shpërndahen për komunat për projekte që janë përgatitur. Nesër kemi takim dhe do të punojmë në këtë problematikë", tha Mickoski në intervistën e parë pas zgjedhjes së Qeverisë së re dhënë për TV 24.

Mickoski sqaroi se me këto gjashtë miliardë denarë do të mund të realizohen mbi 150 projekte.

Këto janë projekte të rëndësishme për qytetarët të përfshira në projektet e kryetarëve të komunave pasi ato programe fituan zgjedhjet e vitit 2021 dhe vlerësojmë se duhet të mbështeten. Fjala është për bulevardet, kanalizimet e ujësjellësit, shkollat...

Në intervistë ai paralajmëroi investimin për parkun e erës i cili do të shpallet zyrtarisht nesër dhe do të sjellë 100 milionë euro më shumë të ardhura në Bruto prodhimin e brendshëm. Kryeministri tha se bëhet fjalë për projekt në sferën e energjetikës i cili do të prodhojë energji elektrike. Ai thotë se vendi do të marrë një  balanc energjetik, pra aq sa do të prodhohet, aq edhe do të konsumohet.

"Nesër promovojmë projekt të rëndësishëm në sferën e energjisë, mes 400 deri në 450 milionë euro. Shfrytëzoj rastin të jap informacion të rëndësishëm me atë prodhim të energjisë elektrike ku do të kemi një balanc energjetik, pra aq sa prodhojmë aq do të konsumojmë, pa pasur ligje të veçanta për momentin. Bëhet fjalë për një investim prej 400 deri në 450 milionë euro dhe 100 milionë euro shtesë në prodhimin bruto vendor", tha Mickoski në intervistën për TV 24.

Shtoi se struktura e atij fondi investues përfshin Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankën Evropiane për Investim, Korporatën Financiare Ndërkombëtare, si dhe fonde strukturore nga Gjermania dhe SHBA.

"Në atë fond investues janë Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane për Investim, Korporata Financiare Ndërkombëtare, ka fonde strukturore gjermane, ka fonde strukturore amerikane, diçka që në këtë pjesë të Evropës nuk është parëm pra në Maqedoni do të ndodhë ky lloj investimi. Unë do të doja të vazhdojmë partneritetin edhe më tej dhe pse të mos sigurojmë mjete financiare për ta ndërtuar vetë Çebrenin", tha Mickoski.

Projekti për zhvillimin e parkut të erës në vend është investim i Alkazar Enerxhi me vlerë mbi 500 milionë dollarë. Parku i erës do të ndërtohet në mes tri komunave, Karbinci, Shtip dhe Radovish.

Foto: Printskrin

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR