Mickoski: Do të sjellim Kod të ri penal, por në pajtim me standardet evropiane dhe jo sipas nevojave të dikujt
- Kryeministri Hristian Mickoski sot iu përgjigj liderit të LSDM-së opozitare, Venko Filipçe lidhur me kërkesën për miratim të Kodit të ri penal, duke cekur se KP i ri do të sillet, por sipas standardeve evropiane, dhe jo sipas nevojave të dikujt.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:40, 25 korrik, 2024
Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot iu përgjigj liderit të LSDM-së opozitare, Venko Filipçe lidhur me kërkesën për miratim të Kodit të ri penal, duke cekur se KP i ri do të sillet, por sipas standardeve evropiane, dhe jo sipas nevojave të dikujt.
Mickoski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në ngjarjen e shënimit 102 viteve të themelimit të Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut theksoi se nuk është kundër Kodit të ri penal, por e pyeti Filipçen se çka do të bëhet me këto vepra të cilat janë vjetëruar dhe për të cilat qytetarët kërkojnë dëmshpërblim.
"Thonë kanë përpunuar Kod të ri penal, por çka bëjmë me ato vepra të cilat janë vjetëruar dhe për të cilat qytetarët paguajnë dëmshpërblim, për ato vepra që janë vjetëruar a do të kthejnë nga paratë e vjedhura, sepse tani keni vepra të cilat janë vjetëruar edhe në bazë të asaj ata kërkojnë dëmshpërblim dhe fitojnë nga buxheti i shtetit. Ato janë miliona euro, ato janë paratë tuaja. Ja, le të nxjerrin nga xhepi dhe le të shesin pjesë të pronës së vet, ndërkaq për Zotin kanë, e madhe është prona e ish-funksioanrëve të LSDM-së dhe le t'i kthejnë në buxhet. Një student i vitit të parë nga Fakulteti juridik e din se secili person që do të procesohet, do ta shfrytëzojë këtë ligj, i cili në kohën e kryerjes së veprës është aplikues. Tani sollën ligj të ri në mënyrë që t'i amnistojnë krimet e fvgeta dhe të atyre politikanëve, të cilët nga e kaluara u nevojiteshin që t'u vjetërohen disa nga veprat, ndëkaq tani do të sjellim ligj të ri", tha Mickoski.
Shtoi se ata nuk e kanë problem të sjellin ligj të ri, por ai ligj do të jetë në pajtim me ligjet evropiane, dhe jo "siç i nevojitet dikujt".
"Dhe prandaj habitem se si edhe profesorë marrin pjesë dhe qëndrojnë prapa këtyre deklaratave, habitem sepse me këmbëngulje nuke mësuan mësimin dhe gabimet që i bënin në të kaluarën, por në rregull, ata e kanë mënyrën e vet të politikës, mendojnë se kështu, me folklor të këtillë do të tërheqin vëmendje. Ndoshta ndonjëherë njeriu nuk duhet t'i komentojë, por emgjithatë janë parti opozitare", tha Mickoski, i cili tha se i vjen keq që LSDM nga një parti e dikurshme shtetformuese u shndërruan në një grup mëhalle, e cila në opinion në baza ditore shpikë disa teza.
Mickoski thekson se Minsitria e Drejtësisë nuk ka ligj të tillë, siç deklaroi më aprë Filipçe.
Kryetari i LSDM-së, venko Filipçe sot i bëri thirrje Qeverisë ta vendosë në debat publik Kodin e ri penal, i cili, siç theksoi është përgatitur dhe ndodhet në Ministrinë e Drejtësisë. Lidhur me atë përse tani ka ndryshim të qëndrimit, duke pasur parasysh atë që me ndryshimet e kalaura u vjetëruan një numër i madh i lëndëve, shkaktuan reagime në opinion dhe u arsyetuan nga qeveria e kalaur, tha se atë e bën si kryetar i ri i partisë, tani opozitare, pasi që i ka parë reagimet negative të qytetarëve, por edhe të shtresës profesionale.
Në pyetjen lidhur me pohimin e Filipçes, se ka informatë jozyrtare se Qeveria ka dërguar letër në Bruksel lidhur me agjendën reformuese, Mickoski theksoi se nuk letër të tillë, se nuk e din për cilën agjendë reformuese flet.
"Nëse mendon për Planin për rritje, nëse mendon për atë, atë që ne e bëmë për dy javë, ata nuk arritën ta bëjnë me vite", tha Mickoski. ab/