• e diel, 07 korrik 2024

Mickoski: Diçka duhet të ndryshojë, besimi në gjyqësor është dy për qind, jam i gatshëm për bisedime

Mickoski: Diçka duhet të ndryshojë, besimi në gjyqësor është dy për qind, jam i gatshëm për bisedime

Shkup, 5 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot në deklaratë për media përsëriti se është i gatshëm të diskutojë nëse ka zgjidhje më të mira për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë. Tha se diçka duhet të ndryshojë sepse besimi i qytetarëve në gjyqësor është dy për qind. 

"Është bukur të merrni rrogë çdo muaj, kurse të keni dy për qind besim te qytetarët. Ky është pozicioni më i bukur, komod. Të ulur me kolltukë lëkure, me tapete të kuq të trashë dhe çdo ditë të vini në punë, duke numëruar mijëra euro rrogë mujore dhe duke gëzuar vetëm dy për qind besim te qytetarët. Është normale kur dikush dëshiron të veprojë në mënyrë invazive, të bëjë një reformë dhe ta zgjidhë menjëherë, nga ana tjetër kemi një mekanizëm mbrojtës që thotë - jo, ne jemi kundër, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas publikimit të investimit të ri gjermano-belg.

Thotë se do të vazhdojë të ofrojnë zgjiedhje dhe se duhet bërë reforma serioze strukturore. Ai personalisht, siç tha, do të kishte turp të ketë besim dy për qind.

"Është normale që do të dalin ekspertë të tillë dhe njerëz të tillë që janë pjesë e atyre që besojnë dy për qind. Do të më vinte turp nëse do të kisha dy për qind besim dhe do ta lija punën që po bëj, do të bëja diçka krejt tjetër. Ndërsa ata që shumicën prej tyre e kemi parë se si janë vendosur, në vend që të turpërohen dhe të thonë hajde të bëjmë diçka, vazhdojnë të shpenzojnë paratë e popullit dhe të dërgojnë mesazhe në opinion, kërcënojnë", tha Mickoski.

Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të SHBA-së këtë javë në një ngjarje të organizuar nga Këshill Gjyqësor thanë se se shpërbërja e paralajmëruar e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë është një ndërhyrje diskrecionale në pavarësinë e gjyqësorit.

Ambasadori evropian Dejvid Gir, në një intervistë për “360 Gradë”, thotë se nihilizmi ligjor mund të jetë tërheqës, por jo metoda më efektive. E mirëpret synimin e qeverisë për ta vendosur gjyqësorin si një prioritet kryesor, por thotë se ka një pasuri të materialeve që tregojnë se cilat janë mënyrat që rrugëet të ecin para, duke theksuar Raportin e Misionit të Vlerësimit të KE-së. Sipas tij, nuk ka dyshim se duhen reforma thelbësore në gjyqësor. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR