• e premte, 11 tetor 2024

Taravari: Deklaratat e Selës janë cinike, i uroj shëndet

Taravari: Deklaratat e Selës janë cinike, i uroj shëndet

Shkup, 6 korrik 2024 (MIA)- Arben Taravari ka komentuar mbledhjen e Kuvendit qendror të ASH-së, krahu i Selës që u mbajt sot në Shkup.

Taravari tha se bëhet fjalë për një grup të vogël njerëzish të cilët i quajti “fraksion në ASH”.

“Vazhdoj të mendoj se janë një fraksion i vogël i ASH-së. Tashmë disa dhjetëra njerëz, shumica përkrahës të Ziadinit me të madhe i bashkëngjiten Aleancës për Shqiptarët. Por, nuk dua ta komentoj. Ju uroj vetëm shëndet dhe të kenë sukses”, tha Taravari.

Deklaratat e Selës, Taravari i quajti cinike dhe jo të denja për një ish bashkëpunëtor.

“Mendoj se është cinike për një bashkëpunëtor që e ke pas 8-9 vite. Por, sidoqoftë vetëm sukses të ketë”, tha Taravari për gazetën Lajm.

Derisa krahu i Arben Taravarit në Aleancën për Shqiptarët nesër do ta mbajë konventën e Forumit rinor të partisë në Tetovë, krahu i Ziadin Selës sot në Shkup mbajti kuvendin e katërt. Në lidhje me atë se kush i ka vulat e partisë, Sela tha se ende vijon procesi, ndërkaq akuzoi Taravarin për presion.

“Natyrisht që procesi gjyqësor rreth vulave të partisë është në vazhdim e sipër. Por, siç po shihet, presioni në gjykata është pikërisht nga ana e tij. Dhe, gojën plot kjo qeveri me reforma në gjyqësi e tjera e tjera, por nga ana tjetër, janë po ato të cilët i bëjnë këto presione në gjykata”, ka thënë Sela.

 

QËNDRONI TË LIDHUR