• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski dhe Siljanovska në takim me delegacionin e komisionit ad-hok të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Mickoski dhe Siljanovska në takim me delegacionin e komisionit ad-hok të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Shkup, 27 mars 2024 (MIA) - Përgatitja e proceseve zgjedhore dhe njohja me situatën aktuale politike në procesin parazgjedhor, ishin në fokus të takimit të përfaqësuesve të delegacionit të Komisionit Ad-hok të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kandidaten për president Gordana Siljanovska Davkova, nënkryetarin e partisë Aleksandar Nikoloski dhe koordinatorin e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski.

Siç informojnë nga VMRO-DPMNE, në takim është theksuar se shteti ka nevojë për reforma të plota dhe forcimin e vlerave dhe perspektivave demokratike.

"Presidenti Hristijan Mickoski theksoi se VMRO-DPMNE është duke i përcjellë me vigjilencë të gjitha ngjarjet dhe situatat në procesin parazgjedhor, si dhe zbatimin e zgjedhjeve nga të gjitha institucionet përkatëse në shtet", qëndron në kumtesën e VMRO-së.

Ata shtojnë se në takim është konstatuar bashkëpunimi i mirë me misionin parazgjedhor të Delegacionit, si dhe vënia në funksion e të gjitha kapaciteteve të nevojshme nga VMRO-DPMNE për zgjedhje të drejta dhe demokratike presidenciale dhe parlamentare në vend. ls/

Foto: VMRO-DPMNE

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR