• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mickoski: Davkova ka më shumë vota së bashku se dy kandidatët e pushtetit, Pendarovski dhe Osmani

Mickoski: Davkova ka më shumë vota së bashku se dy kandidatët e pushtetit, Pendarovski dhe Osmani

 Shkup, 28 prill 2024 (MIA) - Populli tha, koalicionin e ardhshëm në Maqedoni do ta udhëheqë VMRO-DPMNE-ja, ndërsa në të do të jetë koalicioni që doli në këto zgjedhje me emrin "Vlen", porositi sot lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

"Duhet të respektohet vullneti i qytetarëve. Nëse e analizoni rezultatin e zgjedhjeve do të vini në përfundimin,  se kandidatët e pushtetit Stevo Pendarovski dhe Bujar Osmani kanë fituar gjithsej 300.000 vota. Nëse e shikoni rezultatin të cilin e vendosën qytetarët,  e ky është rezultat i Gordana Siljanovska Davkovës, presidentes së ardhshme dhe kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, është afër 450.000 vota që do të thotë një herë e gjysmë më shumë", theksoi Mickoski. në përgjigje të pyetjes së gazetarëve gjatë inspektimit të kantiereve të ndërtimit në Komunën e Aerodromit. 

 Theksoi se populli tashmë ka thënë se qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga VMRO-DPMNE dhe në të do të jetë koalicioni që mori pjesë në këto zgjedhje me emrin "Vlen".

 "Vendosën qytetarët,  dhe më vjen keq që Ali Ahmeti në opinion dëshiron të paraqitet si ideolog dhe shumë i fortë, ndërsa në prapavijë na dërgon emisarë dhe pa kushte dëshiron të hyjë në koalicion të ardhshëm me VMRO-DPMNE-në dhe 'Maqedonia jote'.  Më vjen keq që Ahmeti është rrethuar me njerëz të cilët edhe atë e keqpërdorin, për të bërë, kushtimisht thënë, krim dhe ta grabisin Maqedoninë. Më vjen keq që Ahmeti duke u rrethuar me këta njerëz, në vend që të përfundojë si pensionist politik dhe të jetë ideolog ai do të përfundojë si bashkëpunëtor në krimin e bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, të cilët së shpejti nga sot, opinioni maqedonas, të gjithë qytetarët në Maqedoni pa dallim të përkatësisë etnike do të jenë dëshmitarë, e  për të cilat kemi një numër të madh të dëshmive", theksoi Mickoski.

 Foto: VMRO-DPMNE

 

QËNDRONI TË LIDHUR