Mickoski: BDI-ja është kthyer në faktor serioz për destabilizim, si shtet jemi të gatshëm t'i përgjigjemi çdo skenari
- Kur BDI të jetë në opozitë, atëherë do të kemi paralelizëm dhe kjo nuk është mirë. Më vjen keq që u shndërruan në faktor serioz për destabilizimin e rajonit dhe Maqedonisë, tha kryeministri Hristijan Mickoski.
Shkup, 13 gusht 2024 (MIA) - Kur BDI të jetë në opozitë, atëherë do të kemi paralelizëm dhe kjo nuk është mirë. Më vjen keq që u shndërruan në faktor serioz për destabilizimin e rajonit dhe Maqedonisë, tha kryeministri Hristijan Mickoski.
"Për BDI-në Marrëveshja Kornizë në Maqedoni është përfunduar kur është Qeveri, kur blihen qendra tregtare, kur ndërtohet një park vozitës prej miliona eurosh, kur depozitohet kapital nga miliona, kur ndërhyhet për çdo gjë dhe për gjithçka. Kur BDI është në opozitë, atëherë do të kemi paralelizëm, reflektim të qëndrimeve të caktuara jashtë institucioneve dhe kjo nuk është mirë. Më vjen keq që u kthyen në një faktor serioz për destabilizimin e rajonit dhe Maqedonisë. Më vjen keq dhe mund të konstatoj se ata mund të jenë faktor stabilizimi vetëm kur gëzojnë privilegjet duke tërhequr buxhetin që mbushin qytetarët. Sepse kjo sjellje me paralelizëm nuk është sjellje e pjekur. Por është vendimi i tyre, nëse mendojnë se kështu do të tërheqin vëmendjen, nëse më kërkojnë këshilla, do të them se po e bëjnë gabim. Por kjo është puna e tyre. Mendoj se këtë kohë duhet ta kalojnë në opozitë, duke u freskuar në aspektin kuadro dhe programor që të jenë konkurrues në zgjedhjet e ardhshme”, tha Mickoski i pyetur për të komentuar për shënimin paralel të 23 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë nga BDI, pas inspektimit të aktiviteteve ndërtimore për zgjerimin dhe përmirësimin e çerdhes "Sërniçka" të objektit Izvorçe në Komunën e Aerodromit.
Mickoski tha se kanë informata shtesë për planin e BDI-së me të cilin duan të destabilizojnë shtetin.
"Epo, ka shtesë. Pjesëmarrja që është në terren, nga ajo që ne e kemi si informacion, është shumë e keqe, katastrofikisht e keqe, sepse qytetarët janë të vetëdijshëm që individët që po kurdisin këtë lloj skenari nga të varfër në çpëotol[ janë bërë milionerë dhe e kuptojnë se nuk janë të besueshëm për ta që të mund të animojnë qytetarët që të shkojnë në protesta të tilla. Sepse ata duan të mbrojnë kapitalin që kanë ndërtuar gjatë 20 viteve të fundit, jo se kanë vërtet ndonjë nevojë reale nga një gjë e tilllë. Nga ana tjetër, vijnë informacione se po përpiqen të animojnë një masë kritike në fqinjësi që do t'i mbështeste në ato protesta. Por çdo protestë që është demokratike, paqësore është e mirëseardhur, sepse nuk mund të jemi pozitivë për të gjithë, nuk mund të jemi të mirë për njerëzit që kanë humbur pozitat e pushtetit,, që kanë grumbulluar kapital të madh, sepse ne po luftojmë kundër të tillëve. Ne luftojmë kundër kriminelëve politikë dhe mashtruesve, si kundër të gjithë kriminelëve, sepse duhet të ketë shtet juridik dhe të sundojë ligji", tha kryeministri Mickoski.
Ai theksoi se nëse ka dhunë, shteti dhe institucionet janë të gatshme të përgjigjen dhe të mbrojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit.
Ai më pas theksoi se nëse ka dhunë, shteti dhe institucionet janë të gatshme të përgjigjen dhe të mbrojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit.
"Ky është detyrimi ynë dhe këtë do ta bëjmë. Ne kemi një plan, kemi disa informacione që nuk do të doja t'i shpërndaja publikisht, kemi lokalizuar personat që po kurdisin këtë lloj skenari. Llogaria e tyre, publike dhe sekrete, është më shumë se shtatë shifra në euro dhe natyrshëm duan ta mbrojnë atë llogari duke manipuluar ndjenjat e qytetarëve. Por unë besoj në bashkëqytetarët e mi maqedonas, shqiptarë, serbë, turq, vllehë, boshnjakë, romë se të gjithë duam të jetojmë në një atdhe të përbashkët të begatë dhe të mbështesim politikat që sjellin prosperitet, jo politika që sjellin krim, thotë kryeministri Mickoski. ls/
Foto: Qeveria