• e diel, 30 qershor 2024
MIA Paralajmërime MKD

6 mars 2024

Shkup - Kuvendi i R. Maqedonisë së Veriut do të mbajë seancën e 135-të, 138-të, 140-të dhe 145-të. (Salla "Maqedonia"/11:00/11:10/11:20/11:30)

Shkup - Seancë e Komisionit kuvendor Legjislativ- Juridik. (Salla 4/11:00)

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, do të zhvillojë takim me ambasadoren e Republikës së Greqisë, Sofia Filipidu. (Kabineti i vjetër/13:00)

Shkup - Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Goran Misovski do të zhvillojë takim me kryetaren e Gjykatës së revizionit të Republikës së Sllovenisë, Jana Ahçin. (Salla e Qeverisë/13:00)

Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, do të mbajë konferencë për shtyp. (Qeveria, qendra mediatike /9:45, link në gjuhën maqedonase https://www.youtube.com/watch?v=23KEOxou7U8, link në gjuhën shqipe https://www.youtube.com/watch?v=YiReMFmCpY8)

Kumanovë - Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski do të inspektojë rehabilitimin e rrugës lokale "300" në lagjen "Ajduçka Çeshma" në Kumanovë. (deklaratë për media/10:00)

Dojran - Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev do të zhvillojë një vizitë pune në Departamentin e Policisë së Dojranit dhe në Stacionin Policor për vendkalim kufitar dhe mbikëqyrje kufitare Dojran i Vjetër, ku do të takohet me menaxhmentin e këtyre njësive organizative, si dhe me menaxhmentin e Qendrës Rajonale për Punët Kufitare JUG. (Deklaratë për media para komunës/12:15)

Shkup - Ministrja e Kulturës - Bisera Kostadinovska Stojçevska dhe kryetari i komunës së Kriva Pallankës, Sashko Mitovski, do të mbajnë konferencë për shtyp. (Muzeu i Luftës Maqedonase/10:15)

Tetovë - Këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Komunën e Tetovës do të mbajnë konferencë për media. (Para objektit të komunës/10:30)

Shkup - Koordinatori nacional për menaxhim kufitar, Vladimir Pivovarov, do të mbajë konferencë për shtyp. (Qeveria, qendra mediatike /10:30, link në gjuhën maqedonase https://www.youtube.com/watch?v=pwn0In8X0MU, link në gjuhën shqipe https://www.youtube.com/watch?v=EwP4yK68qao)

Shkup - ZZHTI -  Drejtoria për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale dhe Organizata e Tregtisë së Jashtme XHETRO-Japoneze do të nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim me të cilin do të realizohen aktivitete të përbashkëta për promovimin e mundësive për investime ndërmjet dy vendeve. (Klubi i Deputetëve/10:30, deklarata për media/10:40)

Shkup - Konferencë për shtyp e Konfederatës së Sindikatave të Lira të Maqedonisë me rastin e mbajtjes së Konferencës "Përforcimi i barazisë gjinore dhe ballafaqimi me ngacmimet në vendin e punës". (hapësirat e SASHK-ut, rr. "Maxhir Maalo" nr.36/14:00)

Shkup - Konferencë për shtyp e organizatës Maqedonia 2025. (h. "Hilton"/11:00)

Shkup - Ngjarje solemne dhe promovim i librit me rastin e 30 viteve të punës aktive të OJQ-ve të grave pas pavarësisë së vendit. (salla - Kupolla e madhe /11:00)

Shkup - Ngjarje përfundimtare në kuadër të projektit "Lufta kundër bullizmit kibernetik ndaj vajzave" organizuar nga Instituti për të Drejtat e Njeriut. (Europe House/12:00, deklarata për media/11:00)

Manastir - Tryezë e rrumbullakët "Bizneset e vogla në pronësi të grave në rajonin e Pellagonisë" organizuar nga Shoqata për Bashkëpunim Ndërkombëtar Rinor Interaktiv dhe Shtëpia e Evropës Manastir. (Ambjentet e Shtëpisë së Evropës/13:00)

Tetovë - Komuna e Tetovës dhe Shoqata Akademike për Shkencë dhe Art, organizon manifestim me rastin e 7 Marsit- Dita e Mësuesit. (Hotel "Mercure" (Salla "Dorina")/ 11:00)

 

_______________________________________________________________________________________________

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR