• e shtunë, 07 shtator 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 6 shtator/ 2024

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski përmes "Fejsbukut" ka publikuar se masat e Qeverisë për uljen e çmimeve të pajisjeve shkollore po japin rezultat. "Çmimet e materialeve shkollore janë ulur ndjeshëm, gjë që lehtëson barrën e prindërve dhe mundëson që çdo fëmijë të shkojë në shkollë i përgatitur. Familjet, nga ana tjetër i ndjejnë efektet pozitive sepse çmimet e reduktuara mundësojnë që të mbeten më shumë pajisje për nevoja të tjera të rëndësishme jetësore", ka shkruar Mickoski duke publikuar një pjesë të uljes së çmimeve të pajisjeve shkollore.

Shkup - Ministri i Vetëqeverisjes lokale, Zlatko Perinski, me rastin e 5 shtatorit, Ditës ndërkombëtare të dhurimit ka vizituar SOS Fshatin e fëmijëve i cili nën moton "Asnjë fëmijë të mos rritet vetëm", tashmë 20 vite ka ofruar kujdes dhe mbështetje për fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe për ata të cilët janë në rrezik të humbin kujdesin e familjeve të tyre.

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot në Shkup pas nënshkrimit të partneritetit ndërmjet grupit NELT dhe UNICEF-it për promovimin e arsimit profesional përmes mësimit praktik të aftësive të gjelbra, deklaroi se asistentë arsimorë për nxënësit me nevoja të veçanta do të ketë të martën.

Bruksel - Ministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, vizitën e tij të punës në Bruksel e përmbylli me takimin me Sekretarin e përgjithshëm të Shërbimit evropian për punë të jashtme (EEAS), Stefano Sanino ku u shkëmbyen mendime për perspektivën evropiane dhe gjendjen në rajon.  

Shkup - Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostandinovski dhe gjykatësja Tatjana Vasiq Bozaxhieva kanë realizuar takim pune me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në vend, Petra Dreksler. Në takim, siç bën të ditur Gjykata Kushtetuese u shpreh kënaqësi e ndërsjellë nga bashkëpunimi i deritanishëm me ambasadën gjermane, përmes projekteve të cilat promovojnë avancimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Shkup - Pas rastit të dytë të fruthit këtë vit, Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Marija Andonovska, apeloi tek mjekët amë që në momentin që vërejnë një rast të dyshimtë, ta dërgojnë ose në Klinikën Infektive dhe prej andej t'i dërgojnë tek ata për analiza, ose të vijnë direkt në testim në Institutin.

Shkup - Me dy  vota "për", dy "kundër" dhe asnjë abstenim, Komisioni ligjvënës i Kuvendit thekson se Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese në lexim të parë iniciuar nga deputetët e “Frontit Evropian” është i papranueshëm dhe nuk duhet të jepet për lexim të mëtejshëm. Kryetari i Komisionit ligjvënës- juridik, Aleksandar Veljanovski, njoftoi se dje trupi punues amë, Komisioni për financim dhe buxhet, ka konstatuar se ky ligj nuk është i pranueshëm dhe nuk duhet të shqyrtohet tutje.

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme informoi se për rastin e zjarrit në Rasadnik është parashtruar kallëzim penal kundër një të mituri 14-vjeçar i cili së bashku me dy fëmijë të tjerë kanë hedhur mjete piroteknike, pas së cilës është ndezur bari i thatë dhe ka rënë zjarr në të cilin janë zënë rreth tre hektarë sipërfaqe.

Shkup - Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në janar - korrik 2024, është 281 196.9 milionë denarë, me ç’rast shënon rënie prej 7.7 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Vlera e mallit të importuar, në janar - korrik të vitit 2024 është 399 528.3 milionë denarë që është më shumë për 0.8 %, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Shkup - Ministria e Transportit shpalli thirrjen publike për mbështetje financiare për destinacione të reja nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Shën Apostol Pavle në Ohër për periudhën nga viti 2025-2027. Në kuadër të programit trivjeçar për këtë qëllim janë parashikuar mjete në vlerë prej 360 milion denarë. Afati përfundimtar për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje në procedurë është 7 tetori deri në orën 10:00, në arkivin e Ministrisë.

Athinë - SYRIZA dënon shkeljet e rënda të Marrëveshjes së Prespës nga MPJ e Turqisë, Hakan Fidan gjatë vizitës së tij në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i bën thirrje Qeverisë që të ndalojë nënvlerësimin e provokimeve turke dhe në fund të reagojë dinamikisht, bën të ditur partia opozitare greke, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë - Forcat e operacioneve speciale nga Maqedonia e Veriut së bashku me forcat speciale nga SHBA-ja, Franca, Italia, Qiproja, Bullgaria, Austria, Polonia, Egjipti dhe Greqia nikoqire, po marrin pjesë në stërvitjen ushtarake shumëkombëshe “ORION-24” që po mbahet nga 2 deri më 13 shtator në rajonin e gjerë të Atikës, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Kiev - Në sulmin e sotëm rus në Pavlograd në rajonin e Dnjepropetrovsk, së paku një person ka humbur jetën dhe 55 janë plagosur, mes të cilëve tre fëmijë. Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, forcat ruse përdorën raketa Iskander-M ose raketa balistike KN-23 të Koresë së Veriut, të cilat u qëlluan nga rajonet e Rusisë Voronezh dhe Rostovski.

Bruksel - Përballë sulmeve të intensifikuara në infrastrukturën energjetike në Ukrainë, Komisioni Evropian ka vendosur të ndajë 40 milionë euro shtesë për t'i ndihmuar ukrainasit në pritje të dimrit që po vjen, tha sot zëdhënësi i KE-së për buxhetin, burimet njerëzore, ndihmën humanitare dhe menaxhimin e krizave, Balash Ujvari.

Bruksel - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot i bëri thirrje Kinës të ndalet me mbështetjen e Rusisë në luftën në Ukrainë. "Kina u bë mbështetës i vendosur i luftës ruse kundër Ukrainës. I bëj thirrje Kinës të ndalet me mbështetjen e luftës ilegale të Rusisë", theksoi Stoltenberg.

Londër - Qeveria e Britanisë së Madhe njoftoi se Ukrainës do t'i dërgohet ndihmë e re në formën e 650 raketave të lehta për më shumë qëllime në vlerë 162 milion paund (192 milion euro) për të ndihmuar në mbrojtjen kundër dronëve dhe bombardimeve ruse. Rusia javën e kaluar nisi sulmin më të madh ajror në Ukrainë që nga fillimi i luftës në vitin 2022. Ukraina ka kërkuar përsëri mbështetje shtesë ajrore për t'u mbrojtur kundër sulmeve me raketa dhe dronë.

Londër - Organizata joqeveritare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut "Amnesti interneshënëll" (Amnesty International) kumtoi se Izraeli ka shkatërruar ilegalisht tokat bujqësore dhe ndërtesat civile përgjatë kufirit lindor të Rripit të Gazës. Një shkatërrim i tillë duhet të hetohet nën akuzat për krime lufte.

Berlin -  Presidenti amerikan, Xho Bajden do të miratojë një ndihmë shtesë prej 250 milionë dollarë për Ukrainën, deklaroi sot sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lojd Ostin në fillim të takimit të Grupit të Kontaktit të mbrojtjes së Ukrainës, që po mbahet në bazën ushtarake Ramshtajn në Gjermani. Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski sot u bëri sërish thirrje aleatëve që të injorojnë "vijat e kuqe" të vendosura nga Moska dhe të lejojnë Kievin të përdorë armët perëndimore me rreze të gjatë veprimi për sulme në territorin rus.

Tel Aviv – Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok, sot ka mbërritur në Tel Aviv dhe është takuar me homologun izraelit, Izrael Kac. Berbok udhëtoi për në Izrael pas vizitës në Arabinë Saudite dhe Jordaninë. Është planifikuar gjithashtu që ajo të takohet me ministrin izraelit të Mbrojtjes Joav Galant, por nuk është planifikuar takim me kryeministrin Benjamin Netanjahu.

QËNDRONI TË LIDHUR