• e shtunë, 21 dhjetor 2024
MIA FLESH

09:00 / 3 tetor / 2024 

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot do ta vizitojë poliklinikën "Idadia", ku është vendosur një aparat i ri për rezonancë magnetike. Aparati është blerë me mjete financiare nga Shtëpia e shëndetësore - Shkup në vlerë të përgjithshme prej 83.455.500 den. Siç theksohet në informacionin nga shërbimi për shtyp i qeverisë, aparati është në funksion nga 17 korriku i këtij viti.

Shkup - Në Kuvend sot seancë do të mbajë Komisioni për financim dhe buxhet, Komisioni Juridiko-ligjvënës dhe Komisioni për Sistemin politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive. Në rendin e ditës së Komisionit për financim dhe buxhet dhe Komisionit Juridiko-ligjvënës  janë dy pika - Propozimi për Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shpronësim, sipas procedurës së shkurtuar dhe Propozimi për Ligjin për ndryshim dhe plotësim të ligjit për Parandalimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit, me flamur evropian dhe me procedurë të shkurtuar.

Shkup - Kuvendi sot duhet ta mbajë vazhdimin e seancës së 16-të, ku në rend të ditës ka edhe tri pika të pashqyrtuara. Deputetët sot duhet të shqyrtojnë Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shpronësim dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për parandalimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit, të dy me procedurë të shkurtuar.

Shkup -  Para 29 viteve më 3 tetor ishte kryer atentat mbi presidentin e atëhershëm të shtetit, Kiro Gligorov, i cili e mbijetoi me lëndime të rënda në kokë. Në vendin e atentatit ndërroi jetë shoferi i tij Aleksandar Spirovski, ndërsa ishte lënduar edhe truproja e tij, Ilço Teovski. Si pasojë e lëndimeve, ndërroi jetë edhe kalimtari i rastit Hristo Hristomanov, ndërsa u lënduan edhe Klime Korobar dhe Jovan Atanasovski.

Shkup - Gjykata kushtetuese sot do të mbajë debat publik me kërkesë të liderit të "Së majtës", Dimitar Apasiev kundër ish kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi. Në kërkesën, Apasiev thotë se ka qenë "i diskriminuar" sipas përkatësisë politike dhe se Xhaferi "nuk ka vepruar në pajtim me Ligjin për referendum, ka vendosur vet për Propozim-kërkesën e Apasievit, në vend se ta dorëzojë në Komisionit ligjdhënës-juridik dhe deri te kryetari i trupit amë punues".

Shkup - Delegacioni parlamentar i kryesuar nga kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, sot e vazhdon vizitën në Ankara të Turqisë. Në përbërje të delegacionit, siç informon shërbimi për informim i Kuvendit, janë Bejxhan Iljas, kryetar i grupit parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Turqisë, anëtarët e këtij grupi parlamentar Nikolla Micevski dhe Merita Kolçi Koxhaxhiku, si dhe deputetët Oliver Spasovski dhe Bekim Sali.

Shkup - Mundësi për revokim nga funksioni kryetar i komunës dhe futje e policisë komunale janë risitë që duhet të përfshihen në ligjin e ri për vetëqeverisje lokale, të cilin dje e paralajmëroi ministri për vetëqeverisje lokale, Zllatko Perinski.

Shkup – Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite dhe në orët e natës vranësirat do të rriten, ndërsa në pjesët perëndimore do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryejë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë përkohësisht e fuqishme nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 1 deri 10, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 22 deri 27 gradë.

Bejrut - Të paktën gjashtë persona janë vrarë në sulmin e sotëm ajror izraelit ndaj qendrës së kryeqytetit të Libanit, Bejrut. Armata izraelite (IDF) kumtoi se kreu një sulm të saktë ajror ndaj një ndërtese në lagjen Baçura, që është në afërsi të Parlamentit.

Bejrut – Ministri i Punëve të Jashtme të Libanit, Abdalla Bu Habib, zbuloi se lideri i Hezbollahut, Hasan Nasralla, kishte pranuar armëpushim 21-ditësh, të propozuar nga SHBA-ja dhe Franca, vetëm disa ditë para se të vritej në një sulm të fuqishëm izraelit në Bejrut.

Kiev - Një bombë e dirigjuar ruse mbrëmë vonë ka qëlluar një ndërtesë pesëkatëshe në Harkov, duke shkaktuar zjarr dhe duke lënduar të paktën 10 persona, kumtuan autoritetet lokale. Presidenti Vollodimir Zelenski tha se ky sulm është i fundit nga seria e gjatë e sulmeve ndaj qytetit dhe e theksoi nevojën për ndihmë më të madhe nga përkrahësit perëndimorë të Ukrainës.

Abuxha - Të paktën 16 persona e kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra po konsiderohen të zhdukur pasi një anije me pothuaj 300 udhëtarë është fundosur në Nigerinë veriore, kumtuan dje autoritetet lokale.

Meksiko Siti – Ushtarët meksikanë hapën zjarr ndaj një kamioni që bënte përpjekje ta shmangë kontrollin me çka vranë gjashtë persona. Automjeti transportonte 33 emigrantë, njoftoi Ministria meksikane e Mbrojtjes. 

Kanbera - Ministrja e Punëve të Jashtme të Australisë, Peni Vong deklaroi se Qeveria ka rezervuar 500 vende në fluturimet komerciale për qytetarët australianë dhe familjet e tyre që të largoheshin nga Libani më 5 tetor.

Uashington - Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Metju Miler deklaroi se vendimi i Izraelit për shpalljen e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh për "persona non grata" nuk është produktiv.

QËNDRONI TË LIDHUR