• e diel, 22 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 9 dhjetor/ 2023

Shkup - Në seancën e 206-të, Qeveria shqyrtoi dhe përcaktoi tekstin e propozim ligjit për mbështetjen financiare të kategorive të rrezikuara sociale të qytetarëve, për përballimin e krizës energjetike dhe të çmimeve dhe vendosi ta dërgojë në Kuvend me propozim të shqyrtohet dhe miratohet me procedure të shkurtuar. Me zgjidhjen ligjore të propozuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, siç informojnë nga shërbimi për shtyp qeveritar, rregullohen shfrytëzuesit e mbështetjes financiare dhe vlera, mënyra e dhënies dhe pagesës së përkrahjes financiare për kategoritë e rrezikuara sociale të qytetarëve.

Shkup - Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga shpreson se Lupço Palevski, i dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, do të ekstradohet relativisht shpejt nga Turqia në vend, por, tha ai, është shumë herët për të folur sepse ende nuk janë përdorur të gjitha mjetet ligjore. Ai pret që Turqia të marrë në procedurë kërkesat tona këtë javë që vjen.

Bruksel - Me përfundimin e suksesshëm të procesit të skriningut, deri në fund të muajit do të duhet të dorëzojmë në BE dokumentet kryesore për hapjen e bisedimeve për grupin e parë, pas çka vetëm ndryshimet kushtetuese do të mbeten kushti i vetëm për vazhdimin e procesit të bisedimeve për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, tha zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq në intervistën për MIA-n.

Shkup - Kjo është marrëveshje mes BDI-së dhe LSDM-së që nga fillimi i mandatit. Për ne është simbolike, sigurisht që do ta mbështesim. Mendoj se çdo parti shqiptare, edhe ne të gjithë, duhet të tregojmë mendjegjerësi në këto momente dhe të vazhdojmë të kemi zgjedhje të suksesshme, tha Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, i pyetur nëse për partinë e tij është i pranueshëm vendimi që Talat Xhaferit të jetë kryeministër teknik njëqind ditë para zgjedhjeve në vitin 2024.

 Shkup  - Konsiderojmë se Talat Xhaferi është zgjidhje e duhur dhe e mirë, deklaroi Daniella Markoska, deputete e LSDM-së, duke iu përgjigjur në pyetjen nëse për partinë e tyre është i pranueshëm vendimi i BDI-së që kryetari aktual i Kuvendit të jetë kryeministër teknik njëqind ditë para zgjedhjeve që do të mbahen në pranverë.

Shkup - Një muaj e gjysmë para formimit të qeverisë kalimtare, tashmë dihet emri i kryeministrit të ri teknik. Këtë pozitë duhet ta marrë kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ndërsa  Jovan Mitreski nga LSDM të jetë kryetar i Kuvendit deri në shpërbërjen e tij. Qeveria kalimtare pritet të votohet më 28 janar.

Shkup - Në Qendrën për Menaxhim me Krizat (QMK), sipas raportit të fundit, janë bërë gjithsej 1625 telefonata në numrin e vetëm për raste urgjente 112. ."Thirrje" reale për raste urgjente ishin 39,82 për qind, ndërsa 60,18 për qind të tjera, si "thirrje jo urgjente", për nevoja tjera të qytetarëve ose thjeshtë nuk ishin urgjente, informojnë nga QMK.

Shkup - SPB Shtip në bashkëveprim me Departamentin e Policisë Kriminalistike-Sektori për Kriminalitet të Përgjitshëm dhe të Dhunshëm pranë Byrosë për Siguri Publike-Njësia për Çështje Kriminalistike Aerodrom dhe Draçevë, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Shtip në tërësi e zbardhën dhe e dokumentuan rastin të denoncuar nga drejtoresha e shkollës fillore në Karbinci për kinse tentim të rrëmbimit të nxënëses, gjatë së cilës është vërtetuar se nuk ka pasur elemente të veprës penale.

Shkup -  Gjithsej 345 kundërvajtje, prej të cilave njëqind e shtatëdhjetë e tri kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, janë shqiptuar gjatë ditës së djeshme në komunikacion që e zbatoi Sektori për Punë të Brendshme Shkup në territorin e Qytetit të Shkupit. Siç informojnë nga MPB, janë shqiptuar trembëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, njëzet e shtatë gjoba për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, gjashtë gjoba për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit…

 Shkup  -  Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup sot ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër tre personave për të cilët ekziston dyshim i bazuar se si bashkëkryerës e kanë kryer veprën penale "grabitje" sipas nenit 237 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 dhe nenin 22 të Kodit Penal.

 Tetovë  -  Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Ilir Demiri dhe Lazim Destani, pronar i grupit të biznesit Ekolog sot nënshkruan memorandum për bashkëpunimi që duhet të rezultojë me donacione nga kompania që do të përdoret për rikonstruktimin e pjesëve të objektit shëndetësor.

Prishtinë - Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI) të policisë së Kosovës, së bashku me njësitë tjera speciale, do të protestojnë sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, me kërkesë për ndryshime në kategorizimin e vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë në punë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Bruksel - Këshilli Evropian ka vendosur të shtojë dy persona të tjerë në listën e sanksioneve terroriste të BE-së, si pjesë e përgjigjes së Unionit ndaj kërcënimit të paraqitur nga lëvizja Hamas dhe sulmeve të tij brutale dhe pa dallim terroriste ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit 2023.

Bruksel - Bashkimi Evropian ka rënë dakord të vendosë rregulla më të rrepta për përdorimin e ardhshëm të inteligjencës artificiale (IA), raportoi DPA. Negociatorët nga Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare të BE-së ranë dakord mbi  ligjin për rregullimin e inteligjencës artificiale në Bruksel dje në mbrëmje pas negociatave të gjata, në atë që Parlamenti e përshkroi si ligji i parë në botë i këtij lloji.

 Kiev -  Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u bëri thirrje ukrainasve që të vazhdojnë të rezistojnë, të përballur me, siç tha, sulmeve të pritshme ruse në infrastrukturën civile këtë dimër. "Roli i vendit tonë tani, sado i vështirë të jetë, është të mos e humbasë forcën dhe të mos lejojë që armiku të marrë iniciativë", tha Zelenski në një video-fjalim.

 Kiev -  "Rrezik vdekjeprurës" do të varet mbi Ukrainën nëse Perëndimi e tërheq ndihmën financiare për rezistencën kundër forcave të presidentit rus Vladimir Putin, paralajmëroi Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, cituar nga DPA.

Bruksel -  Maqedonia e Veriut ka rreth 280 ditë me diell gjatë vitit, me çfarë ideja  për heqjen graduale të qymyrit nga përdorimi ngjan si një detyrë e lehtë, por si pasojë e krizës energjetike për momentin ndodhin tendencat të kundërta - termocentralet e vjetra me qymyr lëshojnë sasi të mëdha të emetimeve toksike në ajër, madje po hapen miniera të reja për linjit, thekson "Euronjuz" në një artikull kushtuar tranzicionit ndaj energjisë së gjelbër në vend.

Nju-Jork - SHBA vuri veto në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të KB-së me të cilën kërkohet ndërprerje urgjente e luftës ndërmjet Izraelit dhe lëvizjes palestineze Hamas në Gaza. Trembëdhjetë anëtarë të Këshillit të Sigurimit mbështetën projekt-rezolutën e paraqitur nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), ndërsa Britania e Madhe abstenoi nga votimi. Votimi vjen pasi Sekretari i Përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh parlajmëroi Këshillin e Sigurimit të mërkurën për kërcënimin global që vjen nga lufta dy mujore në Gaza.

Kajro - Hamasi dënon fuqishëm veton amerikane ndaj projekt-rezolutës së Këshillit të Sigurimit të KB-së, e cila kërkon një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza, tha një përfaqësues i lartë i grupit islamik palestinez, transmeton BTA. Një përfaqësues i Hamasit e përshkroi lëvizjen e Uashingtonit si "joetike dhe johumane".

Dubai - Roli dhe mbrojtja e tokave, kapja dhe ruajtja e karbonit, gjendja e oqeaneve dhe menaxhimi i ujërave, mbrojtja e ekosistemeve dhe komuniteteve të brishta janë disa nga temat që do të diskutohen sot në ngjarjet që zhvillohen sot në kuadër të konferencës klimatike KOP28 në Dubai.

 Tel Aviv -  Një kameraman i agjencisë turke të lajmeve Anadollu është vrarë në sulmet ajrore të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, thuhet në kumtesën e mbrëmshme të Aleancës Evropiane të Agjencive të Lajmeve (EANA), lajmëroi DPA.

Uashington - Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, Xhon Kirbi, tha se nëse Shtetet e Bashkuaratë Amerikës nuk e mbështesin Ukrainën në luftën kundër Rusisë, kjo do t'i shkaktojë dëme të mëdha interesave ekonomike dhe të sigurisë amerikane.

Bejrut - Disa organizata ndërkombëtare humanitare kanë kritikuar ashpër dështimin e Kombeve të Bashkuara për të kërkuar ndërprerjen e luftimeve në Gaza. "Ne jemi të tmerruar nga dështimi i Këshillit të Sigurimit të KB-së për të miratuar një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim humanitar dhe lirimin e pakushtëzuar të pengjeve që mbahen në Gaza", theksuan shtatë grupe të mëdha humanitare në një deklaratë të përbashkët sot.

 Gaza -  Sulmet izraelite kanë marrë edhe 133 jetë të tjera në afat prej 24 orëve në Rripin e Gazës, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë, transmeton DPA. Gjithsej 71 të vdekur dhe 160 të plagosur janë sjellur në Spitalin Al Aksa, përveç 62 të vdekurve dhe rreth 100 të plagosurve u dërguan në spitalin Naser, deklaruan autoritetet.

Ramallah - Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abas tha se vetoja e SHBA-së ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit të KB-së që bën thirrje për një armëpushim humanitar në Gaza i bëri amerikanët bashkëpunëtorë në "krimet e luftës kundër palestinezëve".

QËNDRONI TË LIDHUR