• e diel, 22 dhjetor 2024
MIA Flesh

18:00/ 23 mars/ 2023

Shkup - Gjykata e Apelit Shkup e refuzoi si të pabazë ankesën e Prokurorisë themelore publike Shkup, lidhur me rastin "Tortura" dhe e konfirmoi aktvendimin e Gjykatës themelore penale Shkup.

Shkup - Nëse nuk dëshironi të gjithë të rinjtë të shkojnë në Evropë, atëherë Evropën duhet ta sillni këtu, porositi sot shefja e displomacisë gjermane, Analena Berbok, në konferencën e përbashkët për shtyp me kolegun e saj nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani.

Shkup - Shohim sinjale pozitive për uljen e inflacionit e cila nga tetori i vitit të kaluar po shënon trend të rënies, por megjithatë duhet t'i mbajmë politikat monetare, theksoi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska në panelin e titulluar "Politika monetare dhe fiskale në botë me inflacion të lartë" në kuadër të Forumit vjetor të "Iniciativës së Vjenës" që sot dhe nesër mbahet në Shkup, ndërsa nikoqire është Banka Popullore. 

Shkup – Në kushte të shpenzimeve të rritura të jetesës, rritjes së inflacionit dhe të çmimeve të ushqimit, në BE vitin e kaluar është evidentuar ulje e popullsisë së derrave, dhive, gjedheve dhe dhenve. Zvogëlim të të gjitha llojeve të bagëtive ka në dekadën e fundit dhe nga trendi i tillë nuk është kursyer as vendi ynë ku popullsia e dhenve është përgjysmuar nga 1,2 milionë në vitin 2006 në 633 mijë në vitin 2021, ndërsa numri i bagëtive për herë të parë vitin e kaluar ka rënë me 200 mijë.

Shkup - Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, realizoi takim me ambasadorin e Spanjës në vend, Hose Luis Losano Garsia, në të cilin u konfirmuan marrëdhëniet bilaterale të shkëlqyera mes dy vendeve dhe theksuan se ka hapësirë dhe gatishmëri nga të dyja palët për thellimin dhe intensifikimin e këtij bashkëpunimi, informoi Ministria e Drejtësisë.

Shkup - Ne e mbështesim Gjykatën ndërkombëtare penale dhe urdhrin që e dha për presidentin rus, Vlladimir Putin edhe krahas të gjitha kundërthënieve të cilat ekzistojnë. Askush nuk mund të kalojë pa u ndëshkuar, nëse kryen krime kundër njerlzimit, edhe pse ndonjëherë kjo zgjatë shumë, vite, dekada, dekalroi shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbok në konferencën e përbashkët për shtyp me kolegun  saj nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani.

Shkup -  Kryetarët e qyteteve të Shkupit dhe Izmirit, Danella Arsovska dhe Mustafa Tunç Sojer sot nënshkruan Protokoll për vëllazërim mes dy qyteteve. "Me kryetarin e Izmirit, me të cilin sot nënshkruam Protokoll për vëllazërim, theksuam gatishmëri për prëforcim të relacioneve të ndërsjellta miqësore dhe bashkëpunimit në projekte konkrete të interesit të ndërsjelltë, në fushën e turizmit, ekonomisë, kulturës, arsimit dhe mjedisit jetësor. 

Shkup - Delegacioni i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, i kryesuar nga drejtori Skender Asani sot Muzeut të Alfabetit në Manastir i dhuruan qindra libra, si edhe zyrtarisht e shpalosën vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut që në Manastir të themelohet Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore “Qiriazët”.

Shkup - Gjermania qëndron afër Maqedonisë së Veriut për hapin e ardhshëm të shtetit tonë në integrimet evropiane. Me atë rast është shprehur pritje se kjo çështje strategjike për shtetin dhe për rajonin do të jetë në plan të parë të të gjitha subjekteve politike në vend. Kjo u cek në takimin e sotëm të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, Bojan Mariçiq me ministren e Punëve të Jasht,e të Gjermanisë, Analena Berbok.

Shkup - Kjo përbërje parlamentare duhet t'i plotësojë ndryshimet kushtetuese, sepse në të kundërtën do të mbetemi të izoluar edhe për 10 vitet e ardhshme dhe na mbetet vetëm të konfirmojmë atë që tashmë është në Kushtetutë, tha ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Shkup - Presidenti Stevo Pendarovski sot e ka pritur Analena Baerbok, ministre e Punëve të Jashtme e Republikë Federale të Gjermanisë, e cila qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.  Në takim, siç njoftojnë nga Kabineti i Pendarovskit, u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe të përgjithshme në mes dy vendeve, partneritetin në NATO, KB dhe OSBE, aspiratat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe për gjendjet në rajonin më të gjerë dhe ndryshimet kushtetuese.

Shkup- Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në takimin e sotëm me ministren e Punëve të Jashtme të Republikës Federaletë Gjermanisë, Analaena Berbok tha se "ndryshime kushtetuese nën diktat bullgar nuk do të ketë dhe se kjo përbërje e deputetëve nuk ka mandat të marrë nga qytetarët për të marrë pjesë në një proces të tillë".

Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës siguron vazhdimësi në përmirësimin e standardeve të  nxënësve dhe studentëve, duke rritur vazhdimisht shumat e kompensimeve dhe stimulimeve  financiarë ekzistuese, por edhe futja e të rejave që nuk ekzistonin në të kaluarën. 

 Shkup - Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) nga data 13.03 deri më 19.03.2023 i ka kryer mbi 650 inspektime në të gjithë territorin e vendit, gjatë të cilave ka lëshuar më shumë se 175 urdhërpagesa sanksionuese në vlerë prej mbi 6.230.000 denarë. Sipas ISHT-së, në periudhën e lartëpërmendur janë kryer mbi 530 inspektime dhe kontrolle pas vendimeve për kushte të veçanta për tregtimin e disa mallrave.

Shkup - Partia Alternativa ka përgatitur një propozim tekst për një amendament kushtetues, i cili parashikon mosvjetërsimin e veprave penale të kryera nga zyrtarë të zgjedhur dhe të emëruar në pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe lokal.

Tetovë - Panel diskutimi, me temë: “Gratë në biznes: përparësitë, sfidat dhe mundësitë” u organizua sot në Tetovë me rastin e muajit historik të gruas. Panelin e organizuan Këndi Amerikan në Tetovë, në bashkëpunim me Institutin për Lidership dhe Politika Publike, si dhe me Universitetin e Tetovës.

 Shkup - EMV Shitja solli vendim për zgjedhje të furnizuesit të gazit natyror për muajin prill të këtij viti për nevojat e ngrohtores Lindje, Perëndim, Energjetika dhe Shkup Veri, si dhe për subjekte të tjera ekonomike të cilat furnizohen përmes EMV Shitjes. Gazi natyror për muajin prill do të furnizohet me çmim fiks prej 54,60e/MWh, ndërsa furnitor do të jetë ndërmarrja Makpetrol.

Shkup - Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot mbajti takim koordinues me përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, ku është diskutuar për tri ligjet e rëndësishme për avancimin e cilësisë së procesit arsimor në vend, ndërsa për momentin janë në proces të diskutimit dhe miratimit, informojnë nga MASH-i. 

Manastir - IPSH Spitali klinik - Manastir njoftoi prokurorinë dhe policinë për të vepruar zytarisht pasi në spiatal u regjistrua vdekja e një gjashtëvjeçareje të sjellë nga prindërit për kontroll mjeksor.  Autopsia ka përfunduar në Repartin e Patologjisë, ndërsa rezultatet pritet të arrijnë për dhjetë ditë, bëjnë të ditur nga Spitali klinik i Manastirit. 

 Athinë - Përballë stuhisë financiare globale që është zhvilluar javët e fundit, dua t'i siguroj edhe njëherë të gjithë depozituesit grekë se sistemi bankar grek është i fortë dhe se depozitat e tyre janë të mbrojtura, tha kryeministri i Greqisë, Kirjakos Micotakis nga Brukseli para fillimit të Samitit të BE-së. 

Herson - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski qëndroi në rajonin jugor Herson, e cizitoi infrastrukturën lokale dhe premtoi se do të "ripërtërijë gjithçka" pas invazionit rus. Vizita në rajonin ku Ukrainazbatoi kundërofenzivë të suksesshme kundër forcave okupatore ruse në fund të vitit të kaluar ishte largimi i dytë i Zelenskit nga Kievi këtë javë. Dje ai e vizitoi armatën në afërsi të frontit luftarak lindor në qytetin Bahmut.

Bruksel - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel sot në Bruksel deklaroi se Marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë është tërësi që duhet të zbatohet dhe se është i kotë secili tentim që marrëveshja të vihet në pikëpyetje.

Berlin - Dy sindikatat kryesore gjermane EVG dhe Verdi sot paralajmëruan grevë e cila do të ndikojë në transportin publik në mbarë vendin, duke përfshirë trenat ndërurban dhe lokal, si dhe autostradat dhe aeroportet. Të dyja sindikatat për të hënën paralajmëruan të ashtuquajturën aktivitet të përbashkët industrial e cila vjen pas një sërë grevash muajt e mëparshëm që prekën të gjitha pjesët e ekonomisë gjermane.

Paris - Pothuajse  300 personalitete të famshme franceze, duke përfshirë aktoren Zhiliet Binosh dhe regjisorin Sedric Klapis, u shprehën sot kundër reformave të pensioneve në një letër të hapur në gazetën e përditshme "Liberasion", duke iu bashkuar nobelistes Ana Erno, e cila tashmë shprehu kundërshtimin e saj në janar. Bi-Bi-Si raporton se vlerësimi i tyre është se reforma është e padrejtë dhe joefektive.

Helsinki - Ministri finlandez i Mbrojtjes, Anti Kajkonen tha sot se nuk dëshiron të dhurojë avionë luftarakë "Hornet" në Ukrainë. "Mendimi im si Ministër i Mbrojtjes i Finlandës është se këta avionë na duhen për të mbrojtur vendin tonë", tha Kajkonen në një konferencë për shtyp në Helsinki.

Budapest - Hungaria nuk do ta arrestojë presidentin rus Vlladimir Putin nëse hy në vend, deklaroi sot shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban, Gergeli Gullash duke sqaruar se lidhur me këtë nuk ekziston bazë ligjore.  Hungaria ka nënshkruar dhe ratifikuar Statusin e Romës për themelimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN). Të premten e kaluar gjykata në Hagë lëshoi urdhër për arrestimin e Putinit duke e fajësuar për krime lufte të kryera me deportimin ilegal të qindra fëmijëve nga Ukraina. 

Jerusalem - Forcat e sigurisë izraelite sot kanë vrarë një palestinez gjatë kohës së bastisjes në pjesën veriore të Bregut Perëndimor, kumtuan autoritetet shëndetësore palestineze.  Ky është eskalim i ri i dhunës që nga fillimi i vitit që konsiderohet si më vdekjeprurës për palestinezët në territorin e okupuar në më shumë se dy dekada.

Uashington - Presidenti i SHBA-së Xho Bajden dhe zonja e Parë Xhill Bajden kanë përshëndetur myslimanët në mbarë botën për fillimin e Ramazanit, "muajit të shenjtë të agjërimit, ringjalljes, bamirësisë, adhurimit dhe zhvillimit".

QËNDRONI TË LIDHUR