• e premte, 07 shkurt 2025
MIA FLESH

09:00 / 7 shkurt / 2025

Shkup - Në Kuvend sot në kuadër të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive do të mbahet debat publik për nevojën për ndryshime të rregullativës ligjore me qëllim përforcimin e sigurisë në komunikacion. Iniciativa për debat publik vjen pas rastit të Frosina Kulakovës, 22 vjeçare nga Negotina, e cila është shkelur më 29 janar në një vendkalim për këmbësorë në bulevardin “Aradhat partizane” nga ana e 20-vjeçarit Vasil Jovanov nga Shkupi. Atij i është shqiptuar masa paraburgim prej 30 ditëve, ndërsa për të edhe më parë ka pasur padi penale për një tjetër aksident trafiku dhe për përdorim të paligjshëm të drogës. 

Shkup – Për sot është paralajmëruar bojkot i ri në markete pas atij të javës së kaluar kur qarkullimi në zinxhirët e mëdhenj tregtar ishte ulur për afro 50 për qind. Përderisa qytetarët bëjnë thirrje në bojkot të ri për shkak të çmimeve të larta të produkteve themelore ushqimore, kompetentët paralajmërojnë masa të cilat duhet të dihen gjatë ditës së sotme ose të hënën. Deri në fund të javës duhet të përfundojnë edhe kontrollet gjashtëmuajshe të Inspektoratit të Tregut me të cilat ishin përfshirë distributorët, furnizuesit, prodhuesit dhe tregtarët pas çka Inspektorati duhet të dalë në publik me të dhëna.

Shkup - Moti në mëngjes do të jetë i ftohtë me kushte për paraqitje të mjegullës nëpër lugina. Gjatë ditës, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të ulëta deri mesatare në rritje në pjesët lindore dhe juglindore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor, paralajmëroi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri 3, ndërsa maksimalja do të jetë prej 3 deri 9 gradë.

Veles - Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të marrë pjesë në dorëzimin e çelsave të ndërtesës së re të destinuar për familjet e rrezikuara sociale në komunën e Velesit. Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë, objekti është me përdhesë dhe pesë kate, me 29 njësi banimi dhe një sipërfaqe totale të ndërtuar prej 1843 metrash katrorë. Sipërfaqja e banesave varion nga 39 m2 deri në 45 m2, ndërsa investimi i përgjithshëm në objekt është 53.998.717,00 denarë pa TVSH.

Zagreb - Me thirrjen të platformës “Alo Inspektor”, sot në Kroaci mbahet bojkot njëditor i të gjitha produkteve dhe shërbimeve, në shenjë të protestës së konsumatorëve për çmimet e larta. Gjithashtu, sot hyn në fuqi edhe vendimi i Qeverisë për masat direkte për kontrollin e çmimeve të produkteve të caktuara, duke e zgjeruar listën ekzistuese prej 30 produkteve me çmime të kufizuara në 70 produkte.

Sarajevë - Në Bosnjë e Hercegovinë sot fillon bojkoti dyditor i dyqaneve, i iniciuar nga një grup joformal i qytetarëve. Grupi bëri thirrje për bojkot përmes rrjeteve sociale në përgjigje të rritjes së vazhdueshme të çmimeve të produkteve ushqimore bazë, pavarësisht paralajmërimeve nga qeveritë e dy rajoneve autonome për masa për kufizimin e tyre. Bojkoti nuk vlen vetëm për supermarketet, por edhe për pompat e benzinës dhe objektet hotelierike.

Athinë - Ministri i Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani është në një vizitë pune në Athinë, ku është paraparë të takohet me përfaqësues të Qeverisë dhe Parlamentit grek. Në kuadër të vizitës, ministri Murtezani, siç kumtuan nga MÇE, do të takohet me zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Greqisë, ambasadorja Aleksandra Papadopulu.

Kiev – Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski mbrëmë deklaroi se presidenti amerikan Donald Tramp nuk ka plan zyrtar për dhënien fund të luftës ruse kundër Ukrainës dhe shtoi se është i gatshëm për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin pasi të arrihet mirëkuptim për përfundimin e luftës, transmetuan mediat ukrainase. “Kuptohet, SHBA-ja, presidenti Tramp dhe vendet e Bashkimit Evropian besojnë se diplomacia është e pamundur pa Rusinë, pa Putinin. Dhe për këtë thash: Jam i gatshëm nëse kemi mirëkuptim për atë si të përfundojë kjo luftë”, u tha Zelenski gazetarëve në Kiev. 

Moskë - Autoritetet ruse dhe amerikane ende nuk kanë filluar bisedime për një takim të mundshëm mes presidentëve Vladimir Putin dhe Donald Tramp, deklaroi për Si-En-En zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriij Peskov. Peskov tha se të dy liderët nuk kanë komunikuar ende, kështu që ende nuk diskutohet nëse nevojitet një takim i tillë dhe, nëse po, ku dhe si duhet të mbahet.

Uashington - Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio mbrëmë deklaroi se Rripi i Gazës në këtë moment është "i pabanueshëm" për shkak të rreziqeve, siç janë minat të pashpërthyera tokësore dhe banorët e tij do të duhet të jetojnë diku tjetër derisa enklava nuk rindërtohet. Rubio, duke komentuar këtë çështje gjatë vizitës së tij në Republikën Dominikane, u bëri thirrje vendeve të tjera që të ofrojnë ndihmë për rindërtimin e Gazës, por nuk tha asgjë për atë nëse palestinezët do të mund të kthehen atje, sipas propozimit të presidentit amerikan Donald Tramp për të marrë kontrollin dhe rindërtimin e enklavës.

Uashington - Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio nga mesi i shkurtit do të vizitojë Izraelin dhe disa vende arabe. Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit, Rubio do të marrë pjesë në Konferencën për siguri në Mynih, ndërsa më pas do të vizitojë Izraelin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin dhe Arabinë Saudite nga periudha prej 13 deri më 18 shkurt.

Uashington - Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp e prezantoi planin për zvogëlim drastik të personelit të Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID) mbarë botën, duke lënë më pak se 300 të punësuar, njoftuan mediumet amerikane. Sipas mediumeve, plani do të lë në punë më pak se 300 të punësuar nga 8.000 sa janë tani drejtpërdrejt të punësuar dhe me kontrata. Ata, së bashku me rreth 5.000 të punësuar lokalë, të angazhuar në vendet e huaja, do të udhëheqin me programet, të cilat administrata thotë se tani për tani ka për qëllim t'i vazhdojë.

Uashington – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se Izraeli do t’ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas përfundimit të luftërave dhe popullata e enklavës do të zhvendoset në vend tjetër, që sipas tij nënkupton se nuk do të nevojiten ushtarë amerikanë në teren. Një ditë pasi bota e dënoi deklaratën e Trampit se ka për qëllim ta marrë Gazën dhe ta shndërrojë në “Rivierë në Lindjen e Mesme”, Izraeli e urdhëroi armatën e tij që të përgatitet të lejojë largim vullnetar të banorëve në enklavë.

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp ka nënshkruar urdhër ekzekutiv, me të cilin parashikohen sanksione kundër Gjykatës penale ndërkombëtare (GJPN). Urdhëri ekzekutiv i Trampit e akuzon GJPN-në për "veprime jolegjitime dhe të pabaza të orientuara kundër SHBA-së dhe aleatit të saj të afërt Izraelin" dhe për keqpërdorimin e autorizimeve të saj me "lëshimin e urdhërave të pabaza për arrestim". 

QËNDRONI TË LIDHUR