• e enjte, 13 mars 2025
MIA Flesh

09:00/12 mars/2025

Baku - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Azerbajxhan, sot në Baku do të takohet me kryetaren e Kuvendit Kombëtar, Sahiba Gafarova dhe kryeministrin, Ali Asadov. Aktivitetet e presidentes nisën dje me takimin tet-a-tet me nikoqirin e saj Ilhan Aliev, me të cilin u nis nënshkrimi i një deklarate për partneritet dhe miqësi strategjike me fokus forcimin e bashkëpunimit në energjetikë dhe ekonomi, si dhe heqjen e vizave për pasaportat diplomatike dhe zyrtare.

Shkup - Në Kuvend për sot janë caktuar seancat e pesë komisioneve kuvendore. Sipas informacioneve të publikuara në ueb faqen, seanca duhet të mbajnë Komisioni për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit, Komisioni për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe Agjencisë së Inteligjencës, Komisioni për mbikëqyrjen e zbatimit të masave për monitorimin e komunikimeve, Komisioni për sistemin politik dhe marrëdhënie ndërmjet komuniteteve dhe Komisioni njuridiko-ligjdhënës. Në rendin e ditës të Komisioni për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit është propozimi për formimin e grupit punues për kodin etik, ndërsa në Komisionin për sistemin politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive do të shqyrtohen Projekt-amandamentet e Ligjit për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar dhe Projektligjin për rehabilitim, në lexim të parë.

Shkup - Në Kuvend për sot është caktuar seancë e re e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, me pikën e vetme të rendit të ditës - Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor. Megjithatë, mbetet e pasigurt nëse do të mbahet, duke qenë se të hënën deputeti Bejxhan Iljas, të cilin kryetari i Kuvendit e emëroi në krye të këtij komisioni, e refuzoi këtë propozim. Iljas të hënën në deklaratën për MIA-n theksoi se deri kryetari i Kuvendit  ka dorëzuar  letër të nënshkruar në të cilën e njofton kryeparlamentarin Gashi se nuk pranon të kryesojë këtë Komision, veçanërisht jo me një pikë në rendin e ditës të së cilës do të jetë Propozim-ligji për mbrojtësit.

Tetovë - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot do të mbajë fjalim  në Forumin  për Mjedis Jetësor Austri-Maqedoni   që do të mbahet  në Tetovë. Në forum, siç bëri të ditur Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor  fjalime do të kenë edhe Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe ambasadori i Austrisë në vendin tonë, Martin Pamer. 

Shkup – Pothuajse gjithmonë miqtë e ngushtë, bashkëshortët apo kolegët i garantojnë njëri-tjetrit borxhin, duke marrë kështu një rrezik të madh financiar. Nëse debitori nuk është në gjendje të shlyejë borxhin, garantuesi bëhet përgjegjës për pagesën, gjë që shpesh çon në barrë financiare dhe emocionale dhe një prishje të plotë të marrëdhënieve. Presioni financiar, besimi i thyer dhe stresi emocional krijojnë tensione dhe debate, veçanërisht nëse debitori nuk tregon përgjegjësi. Pritjet e ndryshme, kur njëri pret ndihmë dhe tjetri ndihet i mashtruar ose nën presion, i prishin plotësisht këto marrëdhënie.

Resnjë - Pas më shumë se 50 vitesh, sot fillojnë aktivitetet ndërtimore për rihapjen e vendkalimit kufitar "Markova noga" në kufirin maqedono-grek. Projekti përfshin ndërtimin e një ndërtese administrative për Drejtorinë doganore me një sipërfaqe prej përafërsisht 360 metra katrorë, si dhe ndërtimin e një zyre për një kompani sigurimesh, një rezervuar uji, kanale betoni të armuar, ujësjellës dhe kanalizim, mure mbajtëse, tre akse të reja të planifikuara rrugore dhe tualete publike. Ndërtimi i këtij vendkalimi kufitar është në kuadër të projektit "BE për Prespën".

Kërçovë - Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski sot në kazermën "Çede Filipovski-Dame" në Kërçovë  do t'i vizitojë pjesëtarët e Batalionit të Parë të Këmbësorisë të Armatës.  Përveç ministrit, do të marrin pjesë edhe zëvendësministrja e Mbrojtjes Elfet Ismaili, zëvendësshefi i Armatës gjeneralmajori Azim Nuredin dhe komandanti i Komandës Operative, gjeneral brigade Mirçe Gjorgoski. Gjatë vizitës do të bëhet edhe inspektimi i punimeve ndërtimore që po kryhen në kazermë.

Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me erë mesatare deri të fortë nga jugu. Pasdite e sidomos gjatë natës do të ketë reshje të herëpashershme shiu, të cilat vende-vende do të jenë të rrëmbyeshëm (mbi 15 litra për metër katror), në formë stuhie, të shoqëruar me bubullima dhe erëra të forta, mbi 60 kilometra në orë. Temperatura minimale do të lëvizë në intervalin tre deri në 10 gradë, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 17 deri në 23 gradë. Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira me erë mesatare deri të fortë jugore. Në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të herëpashershme shiu. Në pjesë të luginës reshjet do të jenë të rrëmbyeshëm, të shoqëruar me bubullima dhe erëra të forta. Temperatura minimale do të zbresë deri në tetë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 23 gradë.

Bruksel - Bashkimi Evropian do të vendosë kundërtarifa për mallrat amerikane në vlerë prej 26 miliardë euro, si përgjigje ndaj tarifave amerikane për importin e çelikut dhe aluminit, njoftoi Komisioni Evropian. Kundërmasat do të hyjnë në fuqi muajin e ardhshëm. "Kjo është në përputhje me shtrirjen ekonomike të tarifave amerikane. Kundërmasat tona do të vendosen në dy hapa. Duke filluar nga 1 prilli dhe plotësisht në fuqi nga 13 prilli", theksoi Ursula fon der Lajen, kryetare e Komisionit Evropian.,

Lisbonë - Parlamenti portugez mbrëmë ka votuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së pakicës së qendrës së djathtë, duke e rrëzuar atë pas vetëm 11 muajsh në pushtet, që me siguri do të çojë në zgjedhje të parakohshme, të tretat në vend për pak më shumë se tre vjet. Kryeministri Luis Montenegro i kërkoi mocion votëbesimi qeverisë të enjten pasi opozita vuri në dyshim integritetin e tij në lidhje me operacionet e kompanisë së konsulencës që ai themeloi dhe tani drejtohet nga djemtë e tij.

Islamabad - Të paktën 155 nga mbi 450 pasagjerët e trenit që dje u sulmua nga separatistët pakistanezë në provincën Beluxhistan janë liruar, njoftuan forcat e sigurisë. Ata specifikuan se 27 sulmues u vranë. Për më shumë se 20 orë, trupat pakistaneze janë përpjekur të lirojnë qindra pasagjerë të marrë peng nga militantët e Ushtrisë Çlirimtare të Beluxhistanit, grupi kryesor separatist në provincën më të varfër të Pakistanit, por i pasur me naftë dhe minerale.

Uashington - Nga sot hyn në fuqi rritja e tarifave për importet e çelikut dhe aluminit (25 për qind) të vendosur nga presidenti amerikan Donald Tramp. Përpara se tarifat të hynin në fuqi, Trampi kërcënoi Kanadanë se do të dyfishonte tarifat për eksportet e çelikut dhe aluminit  nga 25 në 50 për qind, por i tërhoqi këto plane pasi kryeministri i Ontarios Dag Ford ra dakord të pezullonte një vendim për të vendosur tarifa shtesë për eksportin e energjisë elektrike të Ontarios në SHBA, një koncesion në këmbim të heqjes së tarifave të mëparshme. Ford dhe ministri kanadez i financave Dominik Leblank do të udhëtojnë nesër në Uashington për të diskutuar me zyrtarët e Trampit ndryshimet e mundshme në Marrëveshjen Tregtare SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA).

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp nesër në Uashington do të takohet me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, njoftoi mbrëmë Shtëpia e Bardhë. Tramp do ta mirëpresë gjithashtu edhe kryeministrin irlandez Majkëll Martin në kryeqytetin amerikan.

QËNDRONI TË LIDHUR