• e hënë, 07 tetor 2024
MIA Flesh

15:00/10 shtator/2024

Shkup – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ti të emëruar të Republikës së Bullgarisë Zheljazko Radukov. Siç informojnë nga kabineti presidencial, Siljanovska Davkova në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale i ka uruar ambasadorit Radukov mirëseardhje dhe kryerje të suksesshme të funksionit të rëndësishëm diplomatik në drejtim të avancimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në drejtim pozitiv që do të kontribuojë në afrimin e dy vendeve dhe qytetarëve.

Shkup - Maqedonia e Veriut ka një fillim të ri.  Në Qeveri ka partnerë që nuk bartin hipoteka nga e kaluara, por janë të gatshëm të përballen me korrupsionin, të angazhohen për zhvillim ekonomik dhe përmirësimin e standardit të jetesës. Këtë e deklaroi zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jtetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, i cili është për vizitë zyrtare në SHBA dhe ku me ftesë së Këshillit Atlantik merr pjesë në konferencën e nëntë vjetore për siguri energjetike të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot i pranoi kopjet e letrave kredenciale nga ambasadori i posaemëruar i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Malit të Zi, Zoran Miljaniq. Siç informon  Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Mucunski i uroi ambasadorit të ri malazez mision të suksesshëm diplomatik dhe shprehu kënaqësi për nivelin e deritanishëm të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe bashkëpunimin në disa fusha me interes të përbashkët.

Shkup - Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski sot ka realizuar takim me ambasadorin e Australisë Martin Pamer, zëvedësshefin e Misionit, Matijas Humenberge, atasheun e sapoemëruar dhe ish-atasheun e mbrojtjes së Austrisë, kolonel Kristian Tesar dhe kolonelin Kristian Smutek, njoftuan sot nga Ministria e Mbrojtjes. Ministri Misajlovski në takim shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyer me atasheun e deritanishëm të mbrojtjes, kolonel Smutek, dhe i uroi mirëseardhje dhe bashkëpunim të suksesshëm atasheut të sapoemëruar, kolonel Tesar.

Shkup - Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani së bashku me zëvendësministren e Çështjeve Evropiane, Viktorija Trajkov u takuan me shefen e Zyrës Diplomatike të Republikës së Lituanisë në vend, Villma Dambrauskiene. Në takim, iç bënë të ditur nga Ministria e Çështjeve Evropiane, bashkëbiseduesit i riafirmuam marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e mirë dypalësh midis dy vendeve.

Shkup - Në shkollën fillore "Gjorgjija Pulevski" në komunën e Aerodromit tashmë punojnë 12 asistentë arsimor për 15 fëmijët me nevoja të veçanta, ndërsa udhëheqësia pret për disa ditë të kompletohet ekipi. Sipas ministres së Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, marrëveshjet me asistentë arsimor nënshkruhen edhe sot, që do të thotë, siç deklaroi, në ditët në vijim, asistentët gradualisht po hyjnë në shkolla."E kam thënë disa herë se ajo që ndodhi këtë vit është reflektim i pritjes së ribalancit të buxhetit dhe ecurisë relative të shkollave në mënyra të ndryshme. Mirëpo, qendra burimore "Zlatan Sremec", e cila mbulon këtë territor, e përfundoi me sukses procesin, sot në këtë shkollë, besoj edhe në të tjerat, ka asistentë arsimor", tha ministrja Janevska, pasi ajo dhe u.d.  kryetari i Aerodromit Dejan Mitevski, u shpërndanë tableta nxënësve të klasës së katërt të shkollës.

Shkup - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski, në lidhje me çmimet dhe Ligjin për Praktika të padrejta tregtare, njoftoi se së shpejti do të ketë një plan konkret se si do të veprohet, ndërsa qëllimi primar është, përmendi, të mbrohen edhe fermerët edhe qytetarët. Tripunovski në konferencën për shtyp informon se është në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Ekonomisë.

Strugë - Komuna e Strugës është pjesë e fushatës edukative "Tatimi im, për komunën time!", në partneritet me Projektin e USAID-it për përforcimin e kapaciteteve për shfrytëzimin e resurseve. Qëllimi i fushatës, siç kumtoi Komuna e Strugës, është ta informojë opinionin se pagesa e tatimit të pronës është detyrë e çdo qytetari - obligues tatimor, por në të njëjtën kohë edhe kontribut i individit për ndërtimin e një të ardhme më të mirë të komunës.

Shkup - Gjithsej 68 copë veshje të paparaqitura me nënshkrim të markave të njohura tregtare "Bos" dhe "Ralf Loren" janë konfiskuar në hyrje të vendkalimit shtetëror kufitar Deve Bair pas kontrollit të kryer të një autobusi, informuan sot nga Drejtoria e doganave. Ndaj udhëtarit në bagazhin e të cilit janë zbuluar copë të papraqitura të veshjeve po zhvillohet procedurë kundërvajtëse, ndërsa ka filluar edhe procedura për mbrojtje të pronësisë intelektuale. Sipas Drejtorisë së doganave, në vendkalimin kufitar Dojran është parandaluar tentimi për futje ilegale të një sasie më të madhe të municionit për pushkë gjuetie. Janë zbuluar gjatë kontrollit të një automjeti të drejtuar nga një shtetas i vendit tonë.

Shkup - Në kuartalin e dytë të vitit, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) është rritur për 2,3 për qind në bazë vjetore, duke u përshpejtuar në krahasim me kuartalet paraprake, vlerëson Fajnans think (Finance Think) në monitorin makroekonomik për shtatorin e vitit 2024. Kjo, siç thonë ata, është në përputhje me pritshmëritë e shprehura në Monitorin e kaluar makroekonomik. "Megjithatë, përshpejtimi është rezultat i rënies së ngadaltë të eksporteve prej -2,9 për qind, dhe intensifikimi i sërishëm i rënies së importeve prej -4,5 për qind, si dhe rritja e konsumit publik prej 3,5 për qind. E fundit, megjithatë, lidhet me thellimin e madh të deficitit buxhetor prej 5,8 për qind për gjysmën e parë të vitit, kundrejt parashikimit të parë vjetor prej 3,6 për qind", theksojnë nga Fajnans think.

Shkup - Derivatet e naftës nga sonte në mesnatë lirohen për një denar për litër, ndërsa çmimi i benzinës ulet nga 0.5 deri në 2 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE). Me vendimin zbatohet ulja e çmimeve me pakicë e derivateve të naftës mesatarisht për 1,79 për qind. Çmimi i ri me pakicë e EURODIZEL BS (D-E-V) do të jetë 68.5, ndërsa i Vajit për Djegie Ekstra të Lehtë (EL-1) 67.5 denarë për litër. Çmimi me pakicë i EUROSUPER BS -95 ulet për gjysmë denari për litër dhe do të jetë 74 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 lirohet për dy denarë dhe do të shitet për 76.5 denarë për litër.

Shkup - Uji në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht i rregullt, njoftoi sot Ndërmarrja Publike "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Shkup. Sipas raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm të marrë nga analizat e kryera në Sektorin për Kontroll Sanitar, të bëra  nga 2 shtatori deri më 6 shtator të këtij viti, të gjitha mostrat e analizuara korrespondojnë me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm.

Shkup - Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, gjatë muajit korrik të vitit 2024 janë dhënë 374 leje ndërtimi, që është për 33.6 % më shumë se në muajin e njejtë të vitit paraprak. Numri më i madh i lejeve të ndërtimit janë dhënë në rajonin e Pellagonisë, 89, pas çka vijojnë rajoni i Shkupi dhe ai Juglindor me 57, ai i Pollogut, 55, .... Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim 207 (55.3 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 75 (20.1 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 92 (24.6 %) objektet për rikonstruim.

Lubjanë - Ish-ambasadorja sllovene në Gjermani dhe në Zvicër, Marta Kos është kandidate e re e Sllovenisë për eurokomisare. Në vitin 2022 Kos ishte nominuar për presidente e Sllovenisë si kandidate e Lëvizjes Liberale për Liri (GS) të kryeministrit slloven Robert Golob, por u tërhoq nga gara që para zgjedhjeve. Aktualisht ajo është e angazhuar si këshilltare në zyrën e Brukselit të agjencisë së lobit Krib.

Bruksel - Gjykata evropiane e drejtësisë sot vendosi se gjiganti teknologjik amerikan "Epëll" do të duhet të paguajë 13 miliardë euro në emër të tatimeve të papaguara. "Aktvendimi është sjellë lidhur me ankesën e 'Epëll' dhe Irlandës ndaj vendimit të Komisionit evropian prej vitit 2016 me të cilin kërkohet nga kompania amerikane, selia e së cilës për BE-në ndodhet në qytetin irlandez Kork, 'të kthejë 13 miliardë euro', shumë të cilën "e kurseu" falë lehtësimeve tatimore të parapara me legjislaturën irlandeze.

Moskë - Instituti Amerikan për Studim të Luftës vlerësoi se Kremlini me siguri po përpiqet të gjejë ndërmjetësues për negociatat me Ukrainën. Sipas rapotit të Institutit, ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lvrov është takuar me holomogët e tij nga Brazili dhe India, Mauro Vieira dhe Subrahmanjam Xhaishankar, në margjinat e mbledhjes së djeshme të Këshillit për bashkëpunim mes Rusisë dhe Zalivot në Arabinë Saudite. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR