• e mërkurë, 15 maj 2024
MIA FLESH

18:00 / 7 maj / 2024

Shkup - Prokuroria themelore publike Veles miratoi Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi për vepër penale - përpunim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve apo lëndëve shpërthyese nga neni 396 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3 të Kodit Penal.Siç kumtoi PPRMV, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Melnicë, komuna e Çashkës, policia ka gjetur një sasi të madhe armësh dhe municioni - tre pistoleta gjysmë automatike dhe 139 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Shkup - Në Stacionin Policor Bit Pazar sot ishte denoncuar se tre meshkuj kanë tentuar që ta hapin derën e përparme dhe portën e objektit të Komunës Çair, ku ruhet materiali zgjedhor, por pasi ishin vërejtur nga nëpunësi i policisë, i cili e siguron materialin zgjedhor, personat ishin larguar.Siç informojnë sot nga MPB, nuk është shkaktuar dëm material i portës e as i materialit zgjedhor. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Shkup - Rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare nesër do t'i ndjekin 1.303 vëzhgues vendorë, 860 vëzhgues të huaj dhe 83 gazetarë të huaj, informoi në mbledhjen e sotme të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, anëtari i saj Boban Stojanoski.

Shkup - Belgu Piter Vanhojte, me nismë të presidencës belge me BE-në do të realizojë një projekt në linjën Shkup-Sofje, përkatësisht do të jetë ndërmjetës lehtësuses, me të cilin do të hapet rruga për ndryshimet kushtetuese dhe do të sigurohen garanci se nuk do të ketë më frena në rrugën e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut.

Veles - Në Veles dhe rrethinë votojnë 234 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. Njëkohësisht votojnë dhe 33 të burgosur në burgun e Velesit, informon për MIA-n, Rebeka Bajdevska Gjosheva nga KKZ-ja Veles. Njëheri në KKZ Veles po përgaditen dhe vendvotimet, ku dërgohen dhe materiale zgjedhore për votimin e nesërm.

Gostivar - Në prag të zgjedhjeve të dyfishta - presidenciale në rrethin e dytë dhe zgjedhjet parlamentare, sot në komunën e Mavrovës dhe Rostushës do të votojnë gjithsej 68 të sëmurë dhe të pafuqishëm. Nga KKZ-ja informojnë se brenda afatit janë regjistruar 70 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, prej të cilëve 68 i kanë plotësuar kushtet për të votuar.

Prishtinë - Franca, së bashku me Gjermaninë dhe Italinë, kërkon që të shtyhet vendimi për kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës në takimin e majit të Komitetit të Ministrave, shkruan Albanian Post i Tiranës, duke iu referuar burimeve diplomatike.Sipas të njejtave burime, nesër në Strasburg pritet të mbahet takimi i fundit i ambasadorëve të vendeve para takimit të ministrave, ku pritet  të merret vendimi i shumëpritur për Kosovën.

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti publikoi se, në bazë të statistikave policore, nga 86 vrasje të kryera në Kosovë nga viti 2021 deri vitin 2024, 81 nga viktimat kanë qenë shqiptarë, tre serbë dhe dy pjesëtarë të komuniteteve tjera etnike, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Kurti përmes publikimit në platformën "X" (ish Tuiteri) pohon se për vrasjen e tre serbëve, dy nga Mitrovica dhe një nga Graçanica, si të dyshuar janë arrestuar tre serbë etnikë. Kurti theksoi se Serbia vazhdon me pohimet për gjoja dhunë ndaj serbëve në Kosovë, por të gjithë e dinë se kjo është vetëm propagandë dhe se faktet e thonë të kundërtën.

Beograd - Për vizitë zyrtare në Serbi sonte do të arrijë presidenti kinez, Si Xhinping, me delegacion prej 400 anëtarëve, gjatë së cilës do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Berlin - Aktivistët pro-palestinezë protestuan sot jashtë Universitetit të lirë të Berlinit, duke bërë thirrje për rezistencë studentore në të gjithë Gjermaninë në solidaritet me popullin e Rripit të Gazës. Sipas vlerësimeve të zëdhënëses së Universitetit në protestat kanë marrë pjesë nga 80 deri 100 persona.  Aktivistët e grupit Koalicioni studentor Berlin bënë thirrje për pushtimin e universiteteve gjermane dhe kërkuan fundin e "shtypjes koloniale".

Kajro - Delegacioni i Katarit ka arritur në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, ku do të vazhdojnë negociatat indirekte midis Izraelit dhe Hamasit.Hamasi dje kumtoi se e ka miratuar propozimin për armëpushim në Rripin e Gazës, që është propozuar nga ndërmjetësuesit nga Egjipti dhe Katari. Bisedimet në Katar duhet të vendosin armëpushim urgjent dhe të përhershëm në Rripin e Gazës.

Kiev - Shërbimet ukrainase të sigurisë (SBU) kanë arrestuar dy kolonelë të Drejtorisë së sigurisë së shtetit (UDO), të cilët dyshohen se së bashku me tre të akuzuar tjerë, kanë përgatitur atentat ndaj presidentit Vollodimir Zenelski dhe zyrtarëve tjerë. Sipas një pjese të mediave ukrainase, janë arrestuar nënkoloneli i UDO-s, Andrej Guk dhe pjesëtarë të shërbimeve speciale ruse.

Uashington - Me qëllim që t'i mbrojë ushtarët e saj nga ndikimi i armëve të prodhuara nga Perëndimi, Rusia duhet thjeshtë t'i tërheqë nga territori i Ukrainës, deklaroi Xhon Kirbi, koordinator për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.

Mançester - Gjiganti anglez Mançester Junajted tani disa vite është vetëm hija e klubit me të kaluar të famshme, por këtë sezon ekipi i udhëhequr nga Erik ten Hag në mënyrë shtesë po thyen rekorde negative.Junajted deri tani ka pranuar 81 gola, me çka në tre xhiro para fundit të sezonit tashmë e kanë barazuar rekordin negativ nga sezoni 1976/77.

QËNDRONI TË LIDHUR