• e premte, 07 qershor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 13 maj/ 2024

Shkup - VMRO-DPMNE dhe Koalicioni Vlen sot duhet t'i vazhdojnë bisedimet në nivel të grupeve të punës për koalicionim eventual në qeverinë e ardhshme, pasi gjatë fundjavës u morën vesh për parimet e përgjithshme për bashkëpunim. "Bashkëpunimi do të bazohet në tri shtylla: integrimet evropiane, zhvillim i përshpejtuar ekonomik, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe sundimi i drejtësisë. U konstatua se të dyja palët do të formojnë grupe pune ku do të vazhdojnë bisedimet deri në finalizimin e tyre", informoi VMRO-DPMNE pas takimit që u mbajt pardje në shtabin e VLEN. Në takim morën pjesë lideri VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski me bashkëpartiakët dhe liderët e partisë nga partitë në Koalicionin Vlen, Arben Taravari, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi.

Shkup - Menaxhmenti i Bankës Popullore sot në konferencë për shtyp do t'i prezantojë projeksionet e rregullta makroekonomike pranverore. Me projeksionet makroekonomike vjeshtore, banka qendrore për këtë vit ka parashikuar rritje prej 3 përqindëve dhe inflacion prej 3,5 deri 4 për qind. Në afat të mesëm për vitin 2025 dhe 2026, rritje prej 4 për qind dhe inflacion prej rreth 2 për qind.

Shkup - VMRO-DPMNE dhe Koalicioni Vlen sot duhet t'i vazhdojnë bisedimet në nivel të grupeve të punës për koalicionim eventual në qeverinë e ardhshme, pasi gjatë fundjavës u morën vesh për parimet e përgjithshme për bashkëpunim. "Bashkëpunimi do të bazohet në tri shtylla: integrimet evropiane, zhvillim i përshpejtuar ekonomik, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe sundimi i drejtësisë. U konstatua se të dyja palët do të formojnë grupe pune ku do të vazhdojnë bisedimet deri në finalizimin e tyre", informoi VMRO-DPMNE pas takimit që u mbajt pardje në shtabin e VLEN.

Në takim morën pjesë lideri VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski me bashkëpartiakët dhe liderët e partisë nga partitë në Koalicionin Vlen, Arben Taravari, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi.

Shkup - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Pasdite kryesisht në pjesët perëndimore dhe juglindore të vendit do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe kushte për bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri 12, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 19 deri 26 gradë, paralajmëroi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të bie deri në orën 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 25 gradë.

Prishtinë - Ka përfunduar dje periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çështjes së dinarit, ndërsa që nga sot ndaj gjithë atyre që përdorin valuta të tjera përpos euros për transaksione me para të gatshme në Kosovë, do të ndërmerren masa. Në kuadër të kësaj periudhe, nuk janë shqiptuar masa ndëshkuese, por janë ofruar informacione për qytetarët rreth zbatimit të rregullores për pagesa me para të gatshme. Ndërsa, bankat komerciale që operojnë në Kosovë janë udhëzuar që të hapin degë të reja në veri. Pas 12 majit të gjitha transaksionet me para të gatshme kudo në Kosovë duhet të bëhen me euro.

Athinë - Kryeministri grek Kirjakos Micotakis sot është për vizitë pune në Ankara dhe pasdite do të takohet me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. Në kuadër të vizitës së Micotakasit në Turqi, që njëherësh është edhe takim kthyes pas vizitës së Erdoganit në Athinë në dhjetor të vitit të kaluar, edhe kryeministri grek edhe presidenti turk e theksuan nevojën e ekzistimit të komunikimit mes të dyja palëve dhe dialogut me qëllim të thellimit të marrëdhënieve dypalëshe edhe krahas mospajtimeve të cilat ekzistojnë për çështje të caktuara.  Presidenti turk në intervistën e djeshme për gazetën greke "Katimerini" porositi se Turqia dhe Greqia, nuk ndajnë vetëm gjeografi të njëjtë, por edhe shumë elemente të përbashkëta me dimension historik, por edhe pse ekzistojnë çështje për të cilat nuk pajtohen të dyja palët, nuk është i vogël numri i çështjeve për të cilat mund të pajtohen. 

Beograd– Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot në Beograd do të takohet me komisionerin e Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Oliver Varhei. Fillimi i takimit është paralajmëruar në orën 17:00. Pas takimit, Vuçiq dhe Varheji do të mbajnë konferencë për shtyp.

Bruksel - Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Atantike të Veriut, Jens Stoltenberg sot do të marrë pjesë në  NATO Këshill ministror 2024, i cili është titulluar "Formimi i të nesërmes suaj“. Organizatorë i Samitit, që do të mbahet në format të kombinuar - onlan dhe drejtpërdrejt në Stokholm dhe Majami, është NATO në bashkëpunim me Intitutin "Aspen", filiali i tyre në Rumani, Univesiteti suedez për studime mbrojtëse dhe Agjencia suedeze për gjendje të jashtëzakonshme civile. Në forum pritet të marrin pjesë liderë të rinj nga vendet-anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere të Aleancës, të cilët do të diskutojnë çështjet e sigurisë globale dhe rolin e Traktatit të Atlantikut të Veriut në zgjidhjen e tyre.

Bruksel - Zhvillimet dhe perspektivat e fundit makroekonomike në Eurozonë do të jenë tema kryesore e takimit të sotëm në Bruksel e ministrave të financave të vendeve anëtarë në BE që e përdorin euron si valutë, e njohur si takim i Eurogrupit. Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, është parashikuar kryetari i Eurogrupit, ministri irlandez për shpenzime të jashtme, zbatim të planit nacional zhvillimor dhe reformave, Paskal Donahau dhe përfaqësues të institucioneve të BE-së të japin vlerësimin e tyre për gjendjen makroekonomike në Eurozonë, ndërsa Komisionit Evropian do t'i prezantojë qëndrimet e tij lidhur me zhvillimet buxhetore.

Bruksel – Policia federale belge i ruan 24 orë përfaqësitë diplomatike ruse në Bruksel që kur Rusia e sulmoi Ukrainën në vitin 2022 ndërsa shpenzimet ditore për këtë qëllim janë gati 9 mijë euro. Këtë e bëjnë të ditur mediat vendase, duke iu referuar të dhënave të paraqitura nga ministrja e Punëve të Brendshme Anelize Verlinden në përgjigje të një pyetjeje parlamentare, transmeton BTA. Sipas raportit të prezantuar, kjo çon në shpenzime prej 261.864 euro në muaj, ndërsa që nga fillimi i luftës 6.240.705 euro. Theksohet se vendimi për rritjen e sigurisë është marrë në konsultim me shërbimin belg për vlerësimin e kërcënimeve, i cili punon në bashkëpunim me komunitetin e inteligjencës dhe shërbimet e sigurisë.

Romë - Trajneri i Çellsit, Maurisio Poketino mund ta ndërrojë klubin në verë. Sipas "La Repubblica", Milani është i interesuar për 52 vjeçarin argjentians. Është vërejtur se "rosonerët" e kanë përfshirë profesionistin e futbollit në listën e kandidatëve, sepse trajneri aktual Stefano Pioli me siguri do të japë dorëheqje. Poketino është në krye të Çellsit nga vera e vitit 2023. Kontrata e tij është deri në fund të sezonës 2024/25. "Blutë" nga Londra pas 36 xhirove kanë fituar 57 pika dhe janë në vendin e 7-të në tabelën e Premier ligës

QËNDRONI TË LIDHUR