• e hënë, 23 dhjetor 2024
MIA Flesh

12:00/6 qershor/2024/

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në mesditë, në vilën Vodno, do ta ndajë mandatin për formim të qeverisë liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, i cili pas zgjedhjeve më 8 maj siguroi shumicë parlamentare me koalicionin VLEN dhe Lëvizjen ZNAM, që u konfirmua gjatë zgjedhjes së Afrimk Gashit për kryetar të Kuvendit. Kabineti i ri qeveritar është projektuar me riorganizim të resorëve dhe VMRO-DPMNE dje në Kuvend parashtroi propozim ndryshime ligjore të cialt tashmë janë vendosur në mbledhje kuvendore për nesër.

Athinë - Vota jonë në zgjedhje bëhet porosi për fqinjët tanë veriorë. Rruga e tyre drejt Evropës kalon edhe përmes vendit tonë, përmes respektimit të legjitimitetit ndërkombëtar, sundimit të sëd rejtës, Marrëveshjeve. Diçka që ka të bëjë me Shkupin, njejtë edhe me Tiranën, porositi kryeministri grek Kiriakos Micotakis nga Selaniku, gjatë tubimit parazgjedhor në prag të zgjedhjeve evropiane, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Shkup - Rritja e realizuar e të ardhurave në vitin 2022 edhe më tutje nuk është e mjaftueshme për mbulimin e shpenzimeve për përfitimet sociale, të njejtat mbulohen nga ndarja e mjeteve nga Buxheti dhe marrin pjesë me 33,58 për qind në të ardhurat e përgjithshme të Fondit, konstatoi Enti Shtetëror i Revizionit në raportin revizor përfundimtar të publikuar sot të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor.

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shprehu besimin se në zgjedhjet e ardhshme, të cilat duhet të mbahen në shkurt të vitit 2025, partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje (VV), do të shënojë një rezultat më të lartë se ajo e zgjedhjeve të fundit, kur fitoi rreth 51 për qind të votave, raporton korrespondenti i MIA-së nga Prishtina.

Pragë - Katër persona humbën jetën, ndërsa edhe 23 u lënduan kur një tren udhëtues u përplas me një tren transportues në qytetin çek Pardubice, kumtoi ministri i Punëve të Brendshme Vit Rakushan për televizionin shtetëror herët në mëngjes.

Bratisllavë - Kryeministri sllovak, Robert Fico, sot u deklarua për herë të  parë pasi ishte plagosur rëndë në përpjekjen për atentat para tre javësh, duke deklaruar se nuk e urren sulmuesin, se ia fal dhe se nuk planifikon ta ndjekë penalisht.

Gaza - Forcat izraelite mbrojtëse sot njoftuan se kanë sulmuar një kompleks të grupit militant palestinez Hamas, "të fshehur në shkollë të UNRVA" në qendër të Rripit të Gazës.

Gazë - UNICEF kumtoi se nëntë nga dhjetë fëmijët në Gazë nuk mund të konsumojnë mjaftueshëm materie ushqyese nga grupet ushqimore për të siguruar rritje dhe zhvillim të shëndoshë.

Kabul - Misioni i Kombeve të Bashkuara për ndihmë  në Afganistan (UNAMA) sot e ka dënuar rrahjen me kamzhik publik që e kanë kryer talebanët ndaj të paktën 63 personave, mes të cilëve 14 gra..

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR