• e mërkurë, 27 nëntor 2024
MIA Flesh

15:00/4 mars/2023/

Shkup - Gjatë dy muajve të parë të vitit, në vend janë ndërtuar 88 centrale elektrike diellore të reja, me fuqi prej 29 MW për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë, të cilat morën lienca për punë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE). 

Shkup - Futja e pakicës bullgare në Kushtetutë, gjegjësisht ndryshimi i këtij akti më të lartë shtetëror është i rëndësishëm për dy arsye thotë ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. "Së pari, sepse jep drejtim se si do të vendosen marrëdhëniet maqedono-bullgare në afat të gjatë në të ardhmen. Ndërsa ata u përpoqën, mbi të gjitha, Republika e Bullgarisë t'i vendosë ato marrëdhënie në një kontekst historik, ne gjetëm një zgjidhje që ato marrëdhënie të vendosen në një mënyrë komunikimi midis dy komuniteteve, popullit maqedonas shumicë dhe komunitetit pakicë bullgar, që jetojnë në një bashkëjetesë normale në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kështu do të shtrohet rruga e marrëdhënieve mes dy vendeve, të dy popujve", thekson ministri Osmani në një intervistë për Racin.mk.

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa. Reshjet e borës me intensitet të ndryshueshëm të ndryshëm vërehen në Kodrën e Diellit, në Mavrovë dhe në vendkalimin malor Strazhë, por për momentin nuk paraqesin pengesë për zhvillimin e komunikacionit, informojnë nga LAMM.

Shkup - SHA EMV dje i prodhoi 15.798 megavat orë energji elektrike, kumtoi Qeveria. Këto sasi dedikohen për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, si edhe për nevojat e furnizimeve shtesë për shkollat, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera jetike shtetërore.

Shkup - Vendi është lider në rajon sa i përket shfrytëzimit të mjeteve të IPARD-it, por jo edhe për nga "pesha" e investimeve të realizuara. Këtë e tregojnë shifrat zyrtare – nëse te ne investimi mesatar i paguar është 23 000 euro, në Shqipëri për shembull arrin 180 000 euro. Investimet e vogla, disa edhe me maksimumi nga 1000 deri në 1500 euro, për të cilat deri tani kanë aplikuar përmes Programit IPARD, e kanë rënduar Agjencinë e pagesave meqë edhe për ta, si edhe për investime mbi 50 000 euro, koha e përpunimit të të dhënave është e njëjtë. Me këtë u prolongua edhe realizimi i thirrjeve IPARD.

Antakia - Tërmete me interval prej mbi 4 ballësh sipas Rihterit sot janë regjistruar në Adjaman, Adana dhe Hataj, rajonet më të goditura në Turqi në tërmetet shkatërruese nga 6 shkurti. Një tërmet me intensitet prej 4,4 ballësh është regjistruar në orën 8 e 27 minuta. Epiqendra e tërmetit ka qenë në qytetin Çelihan, ndërsa thellësia e tij ka qenë shtatë kilometra, informoi Drejtoria për Menaxhim me Katastrofa dhe Gjendje të Jashtëzakonshme (AFAD).

Athinë – Shefi i Stacionit hekurudhor në Larisa i cili u arestua për fatkeqësinë dhe përplasjen e dy trenave në të cilin jetën e humbën 57 persona, sot do të dalë para gjykatësit hetues. I arrestuari, i cili ndiqet penalisht dhe akuzohet ndër të tjera për vrasje nga pakujdesia, të enjten ka kërkuar dhe ka marrë një afat prej tre ditësh për përgatitje dhe avokati i tij ka thënë për mediat greke se 59-vjeçari ka bërë gabim, merr përgjegjësinë, por vetëm për pjesën që i përket.

Uashington - Presidenti amerikan, Xho Bajden dhe kancelari gjerman, Olaf Sholc e konfirmuan përkushtimin për ta mbështetur Ukrainën, njofton DPA. Agjencia nënvizon se të dy, të cilët janë aleatët më të afërt të Kievit, kanë biseduar për luftën gjatë takimit privat në Shtëpinë e Bardhë.

Teheran - Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore të KB-së (ANEB), Rafael Grosi, deklaroi sot se janë duke u bërë biseda me autoritetet iraniane për dy çështje të rëndësishme, duke i përfshirë edhe ato nga sfera e arsimit dhe e konfirmoi se ka "pritshmëri të mëha" lidhur me bisedimet.

Uellington - Një tërmet me intensitet prej 6,9 ballësh sipas Shkallës së Rihterit sot e goditi rajonin në ishullin Kermadek në pjesën jugore të Paqësorit, kumtoi Qendra Sizmologjike Evropiane - Mesdhetare (EMSC).

Uashington - Tre persona e humbën jetën nga moti i ligë me erë të fuqishme që e kaploi pjesën jugore të Amerikës, duke shkaktuar vërshime, dëmtim të shtëpive dhe ndërtesave, duke çrrënjosur drurë dhe duke i lënë mijëra njerëz pa energji elektrike.

 

QËNDRONI TË LIDHUR