• e hënë, 23 dhjetor 2024
MIA Flesh

18:00 / 18 korrik 2023

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, bashkë me nënkryetarët e Kuvendit, koordinatorët e Grupeve parlamentare të LSDM-së dhe Koalicionit, VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, BDI-së, Aleancës për Shqiptarët dhe përfaqësuesit e partive politike Alternativa dhe BESA, u takuan me Ana Lirman, ministren për Evropë të Republikës Federale të Gjermanisë, me Lorens Bun, sekretare shtetërore e ngarkuar për Evropë pranë Këshillit të Ministrave të Republikës Franceze dhe Shimon Shinkovskin, ministrin e Çështjeve Evropiane të Republikës së Polonisë.

Shkup - Gjykata Kushtetuese nesër do të mbajë seancë për rastin në të cilin kontestohet Ligji për evidencën amë, me iniciativë të partisë politike “E Majta”.

Shkup - Konferederata e sindikatave të lira të Maqedonisë (KSM) nuk do ta nënshkruajë Marrëveshjen e përgjithshme kolektive për sektorin publik, të propozuar nga Qeveria, për të cilin pasdite sërish seancë do të mbajë Këshilli qeveritar ekonomik-social.

Shkup - Klubi i deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot ka mbajtur takim konsultativ me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Popullsinë – UNFPA dhe Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, në të cilin është prezantuar Draft versioni i Strategjisë për politika demografike nga prof. dr. Dragan Tevdovski.

Shkup -  Sot në ITSHKSH në një vizitë pune ishte Leslie Morman, përfaqësuese e Zyrës së  Lirisë Ndërkombëtare Fetare në Uashington dhe analisti politik në ambasadën e SHBA-së në RMV, Adrian Ismaili. Duke shprehur konsiderata të larta për këtë vizitë, drejtori Prof.dr. Skender Asani, i shoqëruar nga  bashkëpunëtorët, prezantoi punën e deritanishme të ITSHKSH dhe në pika  të shkurtra elaboroi rëndësinë e miqësisë dhe mbështetjes së vazhdueshme të institucioneve amerikane, që ishin edhe linja orientimi dhe referimi për Institutin.

Shkup - Qeveria mbajti mbledhje tematike kushtuar Analizës së Bankës Botërore për kornizën e re të partneritetit të Bankës Botërore me Maqedoninë e Veriut. Qëllimi kryesor për Kornizën e re për periudhën e vitit 2024-2028, është arritja e rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe të gjelbër.

Shkup - Qeveria në seancën e sotme shqyrtoi dhe miratoi tekstin e Propozimit për aderim në ndryshime me udhëzime për ndryshimin dhe plotësimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vendosi që dokumenti të dorëzohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, informoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Shkup - Deputeti i BESA-s, Fadil Zendeli, konsideron se formimi i lëvizjes së re politike të paralajmëruar nga Izet Mexhiti është “lajm i mirë për pluralizmin politik dhe për opozitën shqiptare, e cila në Kuvend përbëhet nga lëvizja BESA dhe Alternativa”.

Shkup - Një person është lënduar pasdite kur automobili, të cilin e ka drejtuar është përmbysur në bulevardin "Brigada e tretë maqedonase" në Shkup, në afërsi të kullave Xhevahir. Në vendin e aksidentit ka ardhur një automjet i Ndihmës së shpejtë dhe personi i lënduar është nxjerrë nga automobili.

Shkup - EVN Maqedoni dje ka shënuar konsumin më të lartë të energjisë elektrike në vend në 30 ditët e fundit. Siç informojnë për MIA-n nga kompania, nga data 17 qershor deri më 17 korrik janë konsumuar gjithsej 405.028 megavat orë energji elektrike, që sipas tyre vjen si pasojë e temperaturave të larta gjatë kësaj periudhe.

Shkup - Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në ora 16:30 zyrtarisht do të nënshkruhet Marrëveshja e re e përgjithshme kolektive për sektorin publik nga ana e ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska dhe kryetarit të Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafillov.

Shkup - Qeveria në seancën e sotme të 172-të miratoi grupin e dytë të marrëveshjeve të kompanive për mbështetje shtetërore në kuadër të Ligjit për mbështetje financiare të investimeve. Këtë vit ka numër rekord të aplikimeve në kompani, që do të thotë se rritet besimi i biznesit në institucione. Përpjekjet e Qeverisë për të krijuar një marrëdhënie partneriteti dhe një ekonomi të parashikueshme, po japin fryte, thuhet në kumtesën e shërbimit për shtyp të qeverisë. 

Shkup - Temperaturat jashtëzakonisht të larta të ajrit në vend ndikojnë në shëndetin e qytetarëve. Shërbimi urgjent mjekësor dje dhe sot ka shënuar një numër të shtuar intervenimesh për dallim me fundjavën. Deri sot pasdite është intervenuar në 36 raste. Sipas informacioneve nga Shërbimi urgjent mjekësor bëhet fjalë për persona të lënduar në aksidente trafiku, të fikët, rritje të tensionit të gjakut, ndërsa ekipet mjekësore kanë intervenuar gjatë zjarreve në Maxhari.

Shtip - Zjarri në deponinë "Treshtena skala", në afërsi të Shtipit është jashtë kontrollit, gjegjësisht është zgjeruar përtej deponisë. Komandanti i NjTKZ -Shtip, Darko Kocev për MIA-n tha se tashmë në terren janë 12 zjarrfikës me tre automjete, përdoret ujë, sepse mjedisi përreth deponisë është me bar të thatë dhe bimësi të ulët.

Shtip - Zjarri nga deponia "Treshtena skala", në afërsi të fshatit Sofilari të Shtipit, nuk është shuar ende. Komandanti i NjTKZ -Shtip, Darko Kocev thotë se për momentin zjarri lokalizohet me 14 zjarrfikës dhe katër automjete zjarrfikëse të NjTKZ-Shtip. Zjarri tani është i orientuar dejt fshatit Penush, siç thotë Kocev, ekipi tashmë është nisur edhe dejt këtij vendi.

Beograd - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nesër në Bruksel do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Pas takimit, Stoltenberg dhe Vuçiq bashkë do t'u drejtohen mediave, kumtoi NATO.

Gjenevë - Bota duhet të përgatitet për valë më intensive të të nxehtit, paralajmëruan sot Kombet e Bashkuara, sespe hemisfera veriore afrohet më afër temperaturave maksimale. "Këto dukuri do të vazhdojnë të intensifikohen edhe bota duhet të përgatitet për valë më intensive të të nxehtit", deklaroi Xhon Nairn, ekspert i Organizatës meteorologjike botërore të KB-së në konferencën për shtyp në Gjenevë.

Londër - Ministria e Mbrojtjes e Britanisë ka komunikuar se planifikon të investojë 2.5 miliardë stërlina (3.3 miliardë dollarë) në rezerva dhe municione për armatën "për të përmirësuar gatishmërinë luftarake", sepse "duhen mësime nga lufta në Ukrainë".

Strasburg - Parlamenti evropian sot i ka bërë thirrje Gjykatës penale ndërkombëtare (GJPN) që të lëshojë urdhërarrest pas presidentin bjellorus, Aleksandar Llukashenko. "Gjykata penale ndërkombëtare tashmë ka urdhër për arrestim të presidentit rus Vlladimir Putin dhe komisares ruse për të drejtat e njeriut, Marila Lvova-Belova, e tani eurodeputetët i bëjnë thirrje GJNP-së që të shqyrtojë një hap të tillë për Llukashenkon", thuhet në kumtesën e Parlamentit Evropian.

Londër - Parlamenti britanik ka votuar për propozimin për ligj të ri për emigrim, ku Kombet e Bashkuara e kanë vlerësuar se nuk është në pajtueshmëri me të drejtën ndërkombëtare. Ligji është hap kyç për kryeministrin konservativ Rishi Sunak i cili e ka vënë si prioritet luftën kundër emigracionit të paligjshëm.

Londër - Përqindja e britanikëve që thonë se dalja e vendit të tyre nga Bashkimi Evropian ishte gabim, ka shënuar një rekord të ri këtë muaj, tregojnë sot rezultatet e sondazhit. Një sondazh i zbatuar nga JouGov me 2000 të anketuar zbuloi se 63 për qind e britanikëve tani e shohin Bregzitin më shumë si një dështim sesa një sukses, ndërsa 12 përqind e shohin atë si një sukses dhe 18 përqind janë të pavendosur, raportoi BBC.

Dispur - Të paktën tetë persona e kanë humbur jetën, ndërsa mbi 115.000 të tjerë janë zhvendosur për shkak të vërshimeve të mëdha që e goditën shtetin indian Asam. Autoritetet lokale njoftuan se uji nga niveli i rritur i lumit Bramaputra "ka gëlltitur" afro 450 fshatra në 17 rrethe të Asamit, si dhe streha të përmbytura të kafshëve të egra.

Pekin - SHBA-ja duhet të veprojë me mençuri dhe strategji në raportet me Kinën, deklaroi ministri kinez i Mbrojtjes, Li Shangfu në takimin me diplomatin veteran amerikan, Henri Kisinxher në Pekin. "Kina është e përkushtuar në ndërtimin e marrëdhënieve stabile, të parashikueshme dhe konstruktive kinezo-amerikane dhe shpreson se SHBA-ja do të bashkëpunojë me të në promovimin e zhvillimit të shëndoshë në lidhjet mes ushtrive të dy vendeve", tha Li, i cituar nga Ministria e Mbrojtjes.

Gandinagar - Samiti dyditor i krijuesve të politikës ekonomiko-financiare nga Grupi i 20 vendeve më të zhvilluara (G20) do të përfundojë sot në Indi pa një njoftim të përbashkët, për shkak të qëndrimeve të kundërta të fuqive të mëdha për luftën në Ukrainë, konfirmuan zyrtarët indianë që janë nikoqirët e atij takimi.

Uashington - Ligjet kufizuese për abort në shtetet federale si Alabama po rrezikojnë shërbimin e shumë ushtarëve në ushtrinë amerikane dhe po ndikojnë në moralin, kumtuan mbrëmë nga Shtëpia e Bardhë. Administrata e Presidentit Xho Bajden po përpiqet të rrisë presionin mbi Senatin pas futjes së ligjeve kufizuese të abortit në shumë shtete republikane. 

Nju-Jork - Tre tinejxherë janë plagosur mbrëmë në të shtënat në Tajms Skuer në Nju-Jork, kumtoi sot policia.Të shtënat kanë ndodhur në afërsi të Avenusë së shtatë mbrëmë rreth orës 22:50 sipas kohës lokale.

Uashington - Ish-presidenti amerikan Donald Tramp, publikoi se sot ka marrë një letër nga prokurori special Xhek Smit, në të cilën thekson se Tramp është “objektivi i një hetimi” nga një juri e madhe federale për ngjarjet që çuan më 6 janar 2021 deri në sulmin në Kapitolin amerikan.

Paris - Sulmuesi i PSZH-së, Kilian Mbape nuk planifikon të largohet nga ekipi gjatë afatit kalimtar të verës. Edicioni i sotëm i "AS" publikoi se francezi 24 vjeçar është kthyer në stërvitjet me parisionet. Ai i kumtoi udhëheqësisë së klubit se planifikon të luajë deri në fund të kontratës.

QËNDRONI TË LIDHUR