• e premte, 05 dhjetor 2025

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00 / 23 nëntor 2025 

Shkup - Zëvendëskryeministri Fetai theksoi se Manastiri është një nga pikëmbështetjet më të rëndësishme të historisë sonë, aty ku në vitin 1908 u vendos unifikimi i alfabetit të gjuhës shqipe, një akt që i dha gjuhës strukturë moderne dhe shënoi drejtimin civilizues të shoqërisë shqiptare, qëndron në kumtesën e kabinetit të zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjës për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai të cilën MIA e transmeton në formë integrale. 

Shkup – Qeveria informoi se deri ditën e djeshme janë shpërndarë gjithsej 33.682 vauçera për studentë, secili me vlerë 15.300 denarë. Nga këta, 11.500 studentë tashmë e kanë shfrytëzuar me sukses vauçerin dhe kanë marrë një pajisje të re elektronike.

Shkup - Nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Antonio Milloshoski, sot do të marrë pjesë në Samitin e katërt parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë, i cili do të mbahet më 23 dhe 24 nëntor 2025 në Stokholm, Mbretëria e Suedisë.

Shkup - Prokuroria themelore publike Gjevgjeli kumtoi se është dhënë Urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër një personi, të dyshuar për vepër penale "Sulm seksual dhe dhunim". Sipas prokurorisë, ekziston dyshim themelor se më 19 nëntor, i dyshuari, me përdorimin e fuqisë dhe në kundërshtim me vullnetin e qartë të së dëmtuarës, e ka detyruar në marrëdhënie seksuale.

Shkup - Nga ora 05:05 e mëngjesit, komunikacioni në autostradën A2 Kriva Palanka - Deve Bair është në ndërprerje për shkak të rrëshqitjes së dheut.

Shkup - Nivelet e lumenjve në vend sot janë në mënyrë të konsiderueshme më të larta se mesatarja për muajin nëntor, tregojnë të dhënat e Drejtorisë për Punë Hidrometeorolgjike (DPHM). Vetëm te lumi Bregallnicë në Berovë është matur nivel më i ulët se mesatarja - 12 centimetra, përballë 22 të zakonshëm.

Shkup - Shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) parandaluan importin e 20.500 kilogramëve patate të ngrira - patate të skuqura, me afat të skaduar më 23 maj 2025. Patatet, të importuara nga Holanda, ishin të destinuara për shitje në tregun e RMV-së.

Shkup - Që nga ora 06:40, komunikacioni në autostradën A2 Kriva Pallankë - VK Deve Bair është normalizuar, kumtoi LAMM. 

Tiranë - Pas të reshurave të mëdha që e goditën tërë territorin e Shqipërisë, janë vërshuar rreth një mijë shtëpi dhe mbi 1.500 hektarë tokë bujqësore, janë evakuuar qindra familje, janë dëmtuar ura, ndërsa u regjistrua edhe një viktimë.

Lubjanë - Qytetarët e Sllovenisë sot në referendum do të votojnë "pro" ose "kundër" Ligjit të miratuar së fundmi për ndihmë gjatë përfundimit vullnetar të jetës. 

Gjenevë – Përfaqësues të lartë të SHBA-së dhe Ukrainës, si dhe këshilltarët e sigurisë kombëtare të Francës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, do të diskutojnë sot në Gjenevë të Zvicrës për planin paqësor të presidentit amerikan Donald Tramp për Ukrainën.

Gjenevë- Shefi i kabinetit tëprresidentit të Ukrainës, Andrij Jermak sot kumtoi sot se delegacioni ukrainas ka biseduar me përfaqësuesit evropianë të sigurisë në Gjenevë.

Hagë– Hapësira ajrore mbi qytetin holandez Ajndhoven dje u mbyll për trafik civil dhe ushtarak për disa orë, pasi dronë të paidentifikuar u vunë re në afërsi të aeroportit.

Meksiko Siti – Të paktën 10 persona e humbën jetën, ndërsa 20 janë lënduar në aksidentin e mbrëmshëm me autobus që ndodhi në shtetin perëndimor meksikan Miçoakan.

Uashington - Administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp, njoftoi mbrëmë se Afrika e Jugut po refuzon të lejojë një tranzicion të qetë të presidencës së Grupit të 20 ekonomive kryesore (G20), e cila ishte planifikuar t'u dorëzohej Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Belem – Kryeministri australian Entoni Albaneze deklaroi se është arritur një marrëveshje formale që Turqia të jetë nikoqire e Samitit për Klimën KOP31 në vitin 2026.

Karakas - Gjashtë linja ajrore anuluan fluturimet për në Venezuelë dje pasi SHBA-ja paralajmëroi aviacionin civil për "aktivitet të shtuar ushtarak" gjatë vendosjes së forcave amerikane në Detin e Karaibeve, kumtoi Sindikata e kompanive ajrore. 

Hanoi – Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor e Vietnamit kumtoi se në përmbytjet që kanë goditur vendin brenda një jave, kanë vdekur të paktën 90 persona. 

Sana - Gjykata e kryengritësve huthë të Jemenit dënoi dje me vdekje 17 persona për spiunazh në favor të vendeve armike të Jemenit - Arabinë Saudite, Britaninë e Madhe, SHBA-në dhe Izraelin, në periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2025.

QËNDRONI TË LIDHUR