• e mërkurë, 15 maj 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00 / 7 maj / 2024 

Shkup - Në vend sot vijon votimi i të sëmurëve ose personave të pafuqishëm, personave të cilët vuajnë dënimin me burg ose janë në paraburgim, personave të cilët ishin paraqitur për votim ndërsa janë strehuar në institucionet për kujdes jashtë familjes, personave të zhvendosur brenda vendit dhe personave nga diaspora, informojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. 

Shkup - Bojan Jovanovski - Boki 13 i hodhi poshtë pretendimet për rrezikim të sigurisë, ndjekje dhe raportim të rremë. Siç informoi pas bisedës së sotme informative në stacionin policor në Kisella Vodë, iniciues është Zoran Milevski - Kiçeec, ndërsa qëllimi është të kryhet presion. Jovanovski tha se Kiçeec është njeriu që ka gabuar para ligjit, ndërsa nuk është përgjigjur për këtë dhe reagimi i tij është i pritshëm. Siç tha "ky është fillimi i një beteje dhe zgjidhje përfundimtare me një bandë të tërë kriminale"

Shkup - Në Komunën e Aerodromit në Shkup sot u mbajt manifesitimi qendror me rastin e 7 majit, Ditës së policisë së Maqedonisë me fjalime të udhëheqësisë së MPB-së, si dhe ekspozitë dhe prezantim i pajisjeve të njësive të ndryshme policore. Në ngjarje morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike Pançe Toshkovski dhe zëvendësministri plotësues i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacalie. Të dy shprehën qëndrimet e tyre për kushtet e punës së policisë dhe sfidat e profesionit, duke përgëzuar punonjësit dhe përkushtimin e tyre në këtë detyrë.

Shkup - Çmimet e shërbimeve hotelierike në prill në krahasim me marsin janë rritur për 2.5  për qind, ndërsa  krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje  për 13.5  për qind.  Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, rritje është shënuar në grupin Bujtje për 13.5 për qind.

Shkup - Mbi 400 të ftuar, rreth 50 panelistë të ndarë në 12 panele dhe tre folës kryesor do të ketë në Samitin vjetor të organizatës joqeveritare "Maqedonia 2025", ku më 15 dhe 16 maj do të mbahet në Shkup, në të cilën fokusi kryesorë do të jetë si të vijmë deri te normat më të larta të rritjes së ekonomisë.

Shkup - Ka ndryshime në çmimet e grurit në bursat botërore, por për momentin, të paktën 1,5 deri dy muaj, çmimi i bukës edhe i produkteve të tjera ushqimore bazike në vend nuk do të ketë ndryshime, thonë furrtarët. Sipas tyre, pas një-dy muaj përsëri do të bëhet analizë duke pasur parasysh konfliktin ruso-ukrainas dhe turbulencat në Lindjen e Afërt, si dhe për shkak të shtrejtimit të naftës e cila mund të nënkuptojë çmim më të lartë potencial të burimeve në industrinë ushqimore dhe në përgjithësi, në gjithë industrinë.

Shkup - Inflacioni i matur përmes indeksit të shpenzimeve për jetë në prill, krahasuar me marsin, është 0,7 për qind, ndërsa çmimet janë rritur për 1,1 për qind, kumtoi sot Enti shtetëror i statistikave. Rritja e inflacionit në prill të vitit 2024, krahasuar me marsin 2024, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: transport për 2.8 %, komunikimi për 1.6 %, ushqime dhe pije joalkoolike, veshje dhe këpucë me 0.9 %, rekreacion dhe kulturë, restorante dhe hotele për 0.6 %, mallra dhe shërbime të ndryshme për 0.4 %, dhe shëndeti me 0.2 %.

Shkup - Në zyrën e Avokatit të Popullit,  nesër nga ora 7 deri në orën 19 në ditën e mbajtjeve të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të zgjedhjeve parlamentare, qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo shkelje të së drejtës së votës në linjën telefonike pa pagesë 0800 54321. 

Shkup - Benzinat dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri nga sonte në mesnatë do të lirohen për 1,5 denarë për litër, ndërsa çmimi i naftës do të ulet për një denar për litër, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energji dhe Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale (KRRE). Me vendim po bëhet ulja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,70 për qind. Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS - 95 do të jetë 86 denarë për litër, EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 88 denarë, EURODISEL BS (D-E V) për 74,5 denarë, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 74 denarë për litër. Me vendim të KRRE-së, çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS ulet për 0,829 denarë për kilogram dhe do të arrijë në 45,832 denarë.

Kumanovë - Në Kumanovë sot votojnë 420 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, informojnë nga Komisioni komunal zgjedhor (KKZ) Kumanovë. "Janë paraqitur 450 kërkesa, 30 janë refuzuar, 420 sot votojnë. Në mëngjes ka filluar edhe votimi në institucionet ndëshkuese-përmirësuese burgu Kshanje Kumanovë ku votojnë 127 të burgosur", deklaroi kryetarja e KKZ-së, Elizabeta Stojkovska. 

Tetovë -Në komunën e Tetovës për zgjedhjet parlamentare të drejtë vote kanë 86.550 qytetarë, ndërsa për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do të mund të votojnë gjithsej 86.405 qytetarë, informojnë nga Komisioni komunal i zgjedhjeve (KKZ) Tetovë. Sot mund të votojnë 235 persona që janë në paraburgim ose bur, si dhe personat e sëmurë.

Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Samitit SHBA-Afrikë, gjatë vizitës zyrtare në Teksas të SHBA-së, në eventin qëndror me rastin e 20- vjetorit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), ka prezantuar rrugëtimin e deritashëm të Kosovës, duke potencuar sukseset e në të cilat SHBA-të kanë luajtur një rol vendimtar. Me pjesëmarrjen e Presidentit George Ë. Bush dhe në prani të liderëve afrikanë, u diskutua për sukseset 20 vjeçare të punës transformuese të MCC-së.

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot kumtoi se me vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, është i mundur ndërrimi i patentë shoferëve serbë me ata të Kosovës. Kjo mundësi do të jetë e hapur prej 9 majit dhe do të zgjasë deri më 9 gusht të këtij viti. "Kalimi në patentë shoferë të RKS, mundëson regjistrimin e lehtë dhe praktik të automjeteve. Nuk kërkon përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patentë shoferit por vetëm aplikim të cilin, çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për Pajisje me dokumente", tha Kurti në video porosinë.

Beograd - Qytetarët e Maqedonisë në Serbi sot votojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. 31 qytetarët të regjistruar në listën e posaçme zgjedhore e realizojnë të drejtën e tyre civile për zgjedhje të presidentit të ri shtetit në ambasadën e Maqedonisë në Beograd, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Bruksel - Bashkimi Evropian beson se të gjitha forcat politike në Maqedoni të Veriut do ta mbështesin përparimin e vendit në rrugën evropiane, porositi sot zëdhënësja e Komisionit evropian për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Ana Pisonero lidhur me pritjet nga zgjedhjet e nesërme presidenciale dhe parlamentare. "Ne qartë e mbështesim perspektivën për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE dhe shpresojmë se do të kemi mundësi ta hapim procesin negociues sa më aprë", deklaroi Pisonero, duke cekur se BE-ja e ndjekë me kujdes procesin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.

Bruksel - Mendimi im personal është mjaft i qartë se shtetet anëtare nuk duhet të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit për mandatin e ri të presidentit rus Vladimir Putin në Moskë, porositi sot Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Boreli para fillimit të ditës së sotme në Bruksel në seancën e Këshillit për Punë të Jashtme të Unionit në nivel të ministrave përgjegjës për zhvillim dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Bruksel - Këshilli i BE-së sot në instancën e fundit e miratoi Rregulloren për formimin e Mekanizmit për reforma dhe rritje për Ballkanin Perëndimor, me çfarë që të hyjë në fuqi  mbetet edhe publikimi i saj në Gazetën Zyrtare të Unioni, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Gazë - Agjencia e KB-së për ndihmë dhe punë me refugjatët palestinezë (UNRVA) sot paralajmëroi se përpjekjet për dërgimin e ndihmave humanitare në Gazë mund të pengohen pasi trupat izraelite mëngjesin e sotëm morën kontrollin e anës palestineze të vendkalimit kufitar Rafah drejt Egjiptit. “Ndërprerja e vazhdueshme e ndihmave dhe furnizimeve me karburant në vendkalimin Rafah do të ndalë përgjigjen thelbësore humanitare në gjithë Rripin e Gazës”, kumtoi UNRVA në platformën X.

Gazë - Së paku 21 civilë, përfshirë fëmijë, kanë humbur jetën gjatë bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës, shumica e tyre në qytetin jugor Rafah, njofton agjencia palestineze Vafa. Siç u theksua, të paktën 20 njerëz u vranë në bombardimet izraelite në Rafah dhe dhjetëra u plagosën, ndërsa një civil u vra në qytetin e Gazës kur u bombardua një shkollë ku ishin strehuar palestinezët e zhvendosur. Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) më herët kumtuan se po kryenin "sulme" kundër grupit militant palestinez Hamas në pjesën lindore në Rafah.

Moskë - Julia Navallna, e veja e politikanit të ndjerë opozitar Aleksej Navallni, me rastin e inaugurimit të Vlladimir Putinit për president të Rusisë, sot deklaroi se regjimi i tij bazohet në gënjeshtra dhe korrupsion dhe se duhet t'i vijë fundi, deklaroi Beta. "Për mua personalisht, gjashtë vitet e fundit të sundimit të Putinit ishin vitet në të cilat bashkëshorti im, Aleksej Navallni, patriot i vërtetë rus, ishte përndjekur, helmuar me armë kimike, gjykuar. torturuar në burgje për tre vite, e më pas u vra", tha Navallna dhe me atë rast për tërë këto e akuzoi presidentin rus.

Moskë - Në inaugurimin e sotëm në Kremlin, Vlladimir Putin dha betimin për mandatin e ri, të pestë me radhë gjashtëvjeçar në krye të Rusisë, lajmëroi Beta. "Betohem se do t'i respektoj dhe mbroj të drejtat dhe liritë e njeriut dhe qytetarit, se do ta respektoj dhe mbroj Kushtetutën, sovranitetin, pavarësinë, sigurinë dhe integritetin e qeverisë", tha Putin.

Moskë - Kryeministri rus Mihail Mishustin ka nënshkruar dekret për dorëheqjen e qeverisë, që është procedurë e paraparë me ligj kur shefi i shtetit merr detyrën. Kryeministri i deritanishëm - Mihail Mishustin, zëvendësit e tij dhe ministrat e vazhdojnë punën e tyre, por në cilësinë e ushtruesit të detyrës ps pas inaugurimit të presidentit rus Vladimir Putin. 

Pekin - Dy persona e kanë humbur jetën, ndërsa 21 janë lënduar në një sulm në një spital në Kinën jugperëndimore, njoftoi DPA. Policia në qarkun Zhenksiong, në provincën jugperëndimore Junan, sot kumtoi se një burrë nga një fshat lokal kreu sulmet me thikë pak para mesditës. Nuk ka informacione shtesë për motivet e mundshme të sulmit, as për identitetin e viktimave.Mediat shtetërore kineze më parë publikuan për 10 viktima, pa e specifikuar numrin e të vdekurve dhe të lënduarve,

Barcelonë - Sulmuesi i Barcelonës, Zhoao Feliks mundë ta lëshojë klubin katalunas, raporton "Cadena SER". Të drejtat mbi futbollistin i takojnë Atletiko Madridit. Udhëheqësia e skuadrës katalunase për shkak të problemeve financiare nuk kanë mundësi të blejnë një lojtar për 60-70 milionë euro. Ndryshe, vetë Feliksi dëshiron të qëndrojë në Barcelonë.

Riad - Këshilltari mbretëror i Arabisë Saudite me gradën ministër dhe kryetar aktual i Administratës së përgjithshme për argëtim në Arabinë Saudite, Turki Al-Sheik, deklaroi se pavarësisht epilogut të luftës mes VBA, IBF dhe VBO, Oleksandar Usik (21-0) dhe kampionit të peshave të rënda në në VBC, Tajson Fjuri (34-0), dueli mes tyre do të zhvillohet më 12 ose 13 tetor në Riad të Arabisë Saudite.Al-Sheik këtë e deklaroi në intervistën për “ESPN”.

QËNDRONI TË LIDHUR